Mortaliteti, 2023, të dhëna përfundimtare
Në vitin 2023 kanë vdekur 20 187 persona
18 qer 2024
Statistikat e popullsisë i referohen të dhënave numerike për popullsinë që është subjekt i monitorimit dhe shërben për ndjekjen dhe analizën e ndryshimeve demografike dhe sociale dhe arsyet që ndikojnë në ndryshimet strukturore të popullsisë.
Ndryshimet në strukturën e popullsisë ndodhin gjithmonë si rezultat i ndikimit të drejtpërdrejtë të lëvizjes natyrore (natalitet dhe mortalitet) dhe lëvizjes mekanike të popullsisë (migrimet).
Burimet e të dhënave të popullsisë janë regjistrimet e bëra në vitet 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 1994, 2022 dhe 2021, sipas metodologjive dhe formularëve unike, në të gjitha rajonet e regjistrimit.
Numri i popullsisë në mes të vitit përllogaritet në bazë të rezultateve të regjistrimeve të popullsisë dhe të dhënave për shtimin natyror, ndërsa në të dhënat nga viti 1992 e këndej përfshihet edhe shtimi mekanik.
Evidenca e ngjarjeve vitale mund të përkufizohen si evidentim i një personi (individi) që nga lindja deri në fund të jetës së tij, duke përfshirë ndryshimet në statusin personal të atij personi, gjendjen e tij civile dhe martesore.
Migrimi drejtpërdrejt ndikon në rritjen ose uljen e numrit të popullsisë. Në të njëjtën kohë, me ndryshimin e gjendjes numerike të popullsisë ndryshon edhe struktura moshore-gjinore e popullsisë, e cila në mënyrë indirekte ndikon në intensitetin e lëvizjes natyrore të popullsisë.
Duke filluar nga viti 2004, Enti Shtetëror i Statistikës aplikon metodologjinë e paraqitjes së të dhënave për ngjarjet vitale, ku në numrin e përgjithshëm të rasteve vitale përfshihen vetëm ngjarjet që ndodhin në Republikën e Maqedonisë. Në bazë të kësaj metodologjie, përllogariten edhe të gjithë treguesit që lidhen me ngjarjet vitale.
Popullsia 1 822 612 Numri i personave 31.12.2024 e dhënë e vlersuar
Shkalla e mortalitetit 11.1 në 1 000 banorë 2024 e dhëna përfundimtare
Shkalla e natalitetit 8.8 2024 e dhëna përfundimtare
Divorcet 182.9 në 1000 martesa 2024 e dhëna përfundimtare
Në vitin 2023 kanë vdekur 20 187 persona
18 qer 2024
Në vitin 2023 numri i fëmijëve të lindur gjallë është zvogëluar për 7.4% krahasuar me vitin 2022.
11 qer 2024
Në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022 kemi pasur 1.6% më pak martesa, ndërsa për 9.4% më tepër divorce.
03 qer 2024