Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, nëntor 2025
Në muajin nëntor të vitit 2025 paga mesatare mujore bruto është 69 141 denarë
Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit nëntor të vitit 2025, është 69 141 denarë.
Në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto për të punësuar është më e lartë për 9.5%.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbështetëse për 16.7%, Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale për 11.3% dhe Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave për 10.8%.
Ritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm për 3.6%, Shërbime administrative dhe mbështetëse për 2.2% dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë;riparimi i automjeteve dhe motorçikletave për 1.1%.
Pikat kryesore
- Paga bruto për muajin nëntor të vitit 2025 është 69 141 denarë
- Në muajin nëntor të vitit 2025 krahasuar me nëntorin e vitit 2024 është më e lartë për 9.5%
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Paga mesatare mujore bruto për të punësuar
nëntor të vitit 2025
Kontakti
Sevdie RamukoTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: sevdie.ramuko@stat.gov.mk