Vendet e lira të punës, tremujori i dytë 2026
Në tremujorin e dytë të vitit 2026 punëtorët më të kërkuar ishin në veprimtarinë shërbyese dhe shitje.
01 sht 2026
Krijimi i një sistemi gjithëpërfshirës të informacionit statistikor për tregun e punës është një nga synimet prioritare të zhvillimit të Entit Shtetëror të Statistikës.
Statistikat e tregut të punës mundësojnë që të shqyrtohet përfshirja e individëve, ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve në tregun e punës, si në terme afatshkurtër ashtu edhe në kushtet strukturore. Krahas aspektit të aktivitetit ekonomik (produktiviteti, kostot e punës, niveli i pagave...), statistikat e tregut të punës janë gjithashtu të rëndësishme për shqyrtimin e çështjeve socio-ekonomike, si papunësia, struktura e pagave sipas karakteristikave të punonjësve.
Anketa e fuqisë punëtore mundëson perceptimin e situatës dhe monitorimin e ndryshimeve në tregun e punës nëpërmjet treguesve të vendosur ndërkombëtarisht, duke përfshirë shkallën e punësimit dhe shkallën e papunësisë. Përveç kësaj, ky hulumtim ofron një pasqyrë të karakteristikave sociodemografike të të punësuarve, të papunëve dhe popullsisë jashtë fuqisë punëtore dhe është një burim unik informacioni për punësimin joformal.
Hulumtimi i pagave ofron të dhëna mujore për nivelin dhe lëvizjen e pagave mesatare bruto dhe neto.
Anketa e Kostos së Punës ofron informacion mbi pagat dhe kostot e tjera, të marra si kosto e punëdhënësit për punonjësit, jo si të ardhura tëpunonjësve.
Anketa mbi strukturën e fitimeve siguron informacion mbi pagat dhe të ardhurat e tjera, të marra si të ardhura të punonjësve të paguara nga punëdhënësi.
Këto të dhëna janë të nevojshme për të monitoruar ndryshimet në tregun e punës.
Shkalla e vendeve të lira të punës 2.17 % tremujori i dytë i vitit 2026
Paga mesatare mujore neto 48 381 denarë qershor të vitit 2026
Indeksi i pagës mesatare mujore neto 106.4 indeksi qershor të vitit 2026 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak
Në tremujorin e dytë të vitit 2026 punëtorët më të kërkuar ishin në veprimtarinë shërbyese dhe shitje.
01 sht 2026
Numri i popullsisë aktive në tremujorin e dytë të vitit 2026 është rritur me 0,8 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa numri i të papunëve është ulur me 1,5 %.
26 gush 2026
Në muajin qershor të vitit 2026 paga mesatare mujore bruto është 72 785 denarë
21 gush 2026
Në muajin qershor të vitit 2026 paga mesatare mujore neto është 48 381 denarë
21 gush 2026
Në muajin maj të vitit 2026 paga mesatare mujore bruto është 74 482 denar
22 korr 2026
Në muajin maj të vitit 2026 paga mesatare mujore neto është 49 544 denarë
22 korr 2026
Në vitin 2025, numri i të punësuarve është 614 334 persona
08 korr 2026
Në muajin prill të vitit 2026 paga mesatare mujore bruto është 73 366 denar
23 qer 2026
Në muajin prill të vitit 2026 paga mesatare mujore neto është 48 779 denarë
23 qer 2026
Në tremujorin e parë të vitit 2026 punëtorët më të kërkuar ishin në veprimtarinë shërbyese dhe shitje.
01 qer 2026