PUBLIKIME

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, nëntor 2024

Në nëntor të vitit 2024 paga mesatare mujore neto është 41 999 denarë

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit nëntor 2024, është 41 999 denarë.


Në nëntor të vitit 2024, krahasuar me nëntorin e vitit 2023, paga mesatare mujore neto për të punësuar është më e lartë për 9.5%.


Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion 15.3%, Transporti dhe magazinimi 12.7% dhe Industria përpunuese 11.2%. 


Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) 8.0%, Veprimtaritë e patundshmërisë 5.9% dhe Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi 2.6%. 

Pikat kryesore

Paga neto për muajin nëntor të vitit 2024 është 41 999 denarë


Në nëntor të vitit 2024 krahasuar me nëntorin e vitit 2023 është më e lartë për 9.5%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Paga mesatare mujore neto për të punësuar

nëntor 2024

Kontakti

Përgatitur nga: Sevdie Ramuko
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: sevdie.ramuko@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu