Paga mesatare mujore neto për të punësuar, shtator 2025
Në shtator të vitit 2025 paga mesatare mujore neto është 45 466 denarë
Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit shtator të vitit 2025, është 45 466 denarë.
Në shtator të vitit 2025, krahasuar me shtatorin e vitit 2024, paga mesatare mujore neto për të punësuar është më e lartë për 9.3%.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arsimi për 14.9%, Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale për 12.6% dhe Transporti dhe magazinimi për 11.5%.
Ritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Industria përpunuese për 3.5%, Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm për 1.8% dhe Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) për 1.1%.
Pikat kryesore
- Paga neto për muajin shtator të vitit 2025 është 45 466 denarë
- Në muajin shtator të vitit 2025 krahasuar me shtatorin e vitit 2024 është më e lartë për 9.3%
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Paga mesatare mujore neto për të punësuar
shtator të vitit 2025
Kontakti
Sevdie RamukoTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: sevdie.ramuko@stat.gov.mk