Popullsia aktive, 2025
Numri i personave të papunë në vitin 2025 është ulur me 6.6% krahasuar me vitin 2024.
Nga numri i përgjithshëm i personave të papunë, 61.4% janë burra dhe 38.6% janë gra. Numri i personave të punësuar ka shënuar rritje prej 1.5% krahasuar me vitin 2024. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 57.6% janë burra dhe 42.4% janë gra.
Pjesëmarrja e punësimit joformal është në rritje. Numri i personave të punësuar në mënyrë joformale është 94,847, që është 11.5% më shumë se në vitin paraprak. Pjesa më e madhe e personave të punësuar joformalisht, 48.5%, është në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit, ndërsa 17.1% në sektorin e Ndërtimtarisë.
Pikat kryesore
Të dhëna vjetore për vitin 2025
• Popullsia aktive: 796 399 persona
• Të punësuar: 704 617 persona
• Të papunë: 91 782 persona
• Shkalla e aktivitetit: 52. 5
• Shkalla e punësimit: 46.4
• 4Shkalla e papunësisë: 11.5
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Shkalla e papunësisë
Kontakti
Ajrija ChaushoskaTelefoni: +389 2 3295666
e-mail: ajrija.causoska@stat.gov.mk