Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 23.1.2025.1/3

Popullsia aktive, tremujori i tretë 2025

Numri i të papunëve në tremujorin e tretë krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025 është rritur për 0.4%, ndërsa është zvogëluar për 6.7% krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i të papunëve meshkujt e papunë marrin pjesë me 62.4% ndërsa femrat me 37.6%.

Numri i të punësuarve është rritur prej 0.5%. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve 57.8% janë meshkuj, ndërsa 42.2% janë femra.

Pjesëmarrja e punësimit joformal është në rritje. Të punësuarit joformal janë 100 619, që është për 2.5% më shumë se tremujori i mëparshëm. Numri më i madh i personave të punësuar joformal, apo 48.8% ka në sektorin e Bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit dhe 17.7% në sektorin e Ndërtimtarisë.

Pikat kryesore

·         Popullsia aktive: 796 930 persona

·         Të punësuar: 705 165 persona

·         Të papunë: 91 765 persona

·         Shkalla e aktivitetit: 52.5

·         Shkalla e punësimit: 46.5

·         Shkalla e papunësisë: 11.5

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Shkalla e papunësisë

Kontakti

Ajrija Chaushoska
Telefoni: +389 2 3295666
e-mail: ajrija.causoska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Popullsia aktive