Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Tregtia e brendshme dhe shërbime tjera

Tregtia e brendshme monitoron qarkullimin në tregtinë me pakicë dhe në tregtinë me shumicë nga subjektet afariste (ndërmarrje, shoqëritë tregtare) aktiviteti kryesor i të cilave është tregtia. 

Qarkullimi është totali i qarkullimit që bizneset realizojnë nga shitja me pakicë dhe me shumicë.

 Indekset e tregtisë së qarkullimit matin qarkullimin në tregtinë me pakicë dhe me shumicë në formën e numrave të indeksit nominal dhe real (të rregulluar nga çmimi), dhe normat e ndryshimit të tyre në vend të qarkullimit absolut. Prandaj, treguesi përshkruan ekskluzivisht zhvillimin, dhe jo vlerësimin e nivelit të qarkullimit. 

Indekset e qarkullimit të shërbimeve i përkasin grupit të treguesve kryesorë ekonomikë afatshkurtër europianë dhe e vlerësojnë ndryshimin mesatar të qarkullimit ndërmjet dy periudhave kohore. Indekset e qarkullimit të shërbimeve përdoren për të monitoruar zhvillimin aktual ekonomik dhe për parashikime afatshkurtra.

Indikatorët

Shkalla e ndryshimin real në tregti me pakicë, përveç tregtisë me automjete dhe motorçikleta 8.1 % Mars 2026 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak

Publikimet më të reja

Të gjitha publikimet →

Indeksi i qarkullimit në sektorin e Tregtisë, 2025

Në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, shkalla reale e qarkullimit në grupin Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit shënoi rritje të vazhdueshme gjatë vitit, veçanërisht në muajin qershor kur arriti 14.0%.

27 mar 2026