Indeksi i qarkullimit në sektorin e Tregtisë, Qershor 2025, të dhënat paraprake
Në qershor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në grupin Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit , është rritur për 22.5%
Në tregtinë me pakicë në qershor 2025, krahasuar me qershorin 2024, shikuar sipas grupeve dhe klasave, shkalla e qarkullimit në grupet: Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur nominalisht për 31.5%, dhe realisht për 22.5%, Tregtia me pakicë e produkteve jo-ushqimore, përveç karburantit, është rritur nominalisht për 9.2%, dhe realisht për 5.2%, Tregtia me pakicë, përveç karburantit, është rritur nominalisht për 20.4%, dhe realisht për 13.9% dhe Tregtia me pakicë e karburanteve për automjete është rritur realisht për 8.3%, ndërsa nominalisht për 0.7%.
Pikat kryesore
Në qershor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shkalla e qarkullimit në grupet/klasat e mëposhtme:
- Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur nominalisht për 31.5%, ndërsa realisht për 22.5%
- Tregtia me pakicë, përveç karburantit, është rritur nominalisht për 20.4%, ndërsa realisht për 13.9%
Tabelat

Kontakti
Ivana Jovanovic DavidovicTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: ivana.jovanovic@stat.gov.mk