Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

35 vjet Maqedoni e Pavarur – histori e rrëfyer përmes shifrave

Me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë, Enti Shtetëror i Statistikës përgatiti publikimin “35 vjet Maqedoni e pavarur”, i cili, përmes treguesve statistikorë të përzgjedhur me kujdes, paraqet zhvillimin dhe ndryshimet në vend gjatë tri dekadave e gjysmë të fundit

Tridhjetë e pesë vjet pavarësi janë më shumë se një jubile. Ato janë histori e një shteti, e njerëzve të tij, e ndryshimeve nëpër të cilat ka kaluar shoqëria dhe e rrugëtimit që kemi bërë së bashku. Pikërisht shifrat janë ndër dëshmitarët më të besueshëm të këtij rrugëtimi.

Përmes të dhënave për popullsinë, arsimin, tregun e punës, ekonominë, bujqësinë, industrinë, mjedisin jetësor, turizmin, shoqërinë e informacionit dhe shumë fusha të tjera, publikimi krijon një portret statistikor të Maqedonisë së pavarur – nga vitet e para të pavarësisë e deri më sot.
Një veçori e veçantë e publikimit është identiteti i tij vizual, i frymëzuar nga qëndisja tradicionale maqedonase.

Qëndisja nuk është përzgjedhur vetëm si element dekorativ. Fijet e saj në mënyrë simbolike lidhin të kaluarën me të tashmen, traditën me bashkëkohoren, trashëgiminë që mbajmë me vete dhe ndryshimet që krijojmë. Ashtu siç përmes gërshetimit të kujdesshëm të fijeve të panumërta krijohet një tërësi, po ashtu edhe nga mijëra të dhëna statistikore krijohet pasqyra e një shoqërie.

Gjatë 35 viteve të fundit ka ndryshuar edhe statistika zyrtare. Janë futur metodologji dhe teknologji të reja, janë pranuar standardet evropiane dhe ndërkombëtare të statistikave, si dhe janë zhvilluar mënyra të reja të mbledhjes, përpunimit dhe shpërndarjes së të dhënave. Megjithatë, detyra e saj themelore ka mbetur e pandryshuar – të evidentojë në mënyrë objektive dhe profesionale ndryshimet në shoqëri dhe të sigurojë të dhëna të besueshme për të gjithë përdoruesit.

Prandaj, ky publikim nuk është vetëm një përmbledhje tabelash, grafikësh dhe treguesish. Ai është një kronikë e 35 viteve të pavarësisë, e rrëfyer në gjuhën e statistikës.
Pas çdo të dhëne qëndron një pjesë e jetës sonë të përditshme. Pas çdo statistike qëndrojnë njerëzit.
35 vjet. Mijëra shifra. Një histori.

Gëzuar jubileun – 35 vjet Maqedoni e pavarur!

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Të dhëna statistikore fiskale për vendime të shpejta shtetërore

Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka qenë nikoqir i akademik prof. dr. Abdulmenaf Bexheti dhe prof. dr. Marina Trpeska, si përfaqësuese e Këshillit fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët u pritën nga ana e dr. Dejan Stankov, drejtor i ESHS, më datë 27.03.2025

28 mar 2025