81 vite Enti Shtetëror i Statistikës: Në hap me standardet dhe vlerat evropiane
U mbajt konferenca “Statistika zyrtare maqedonase në prizmin e Kodit të Praktikës së Statistikave Evropiane”
Me rastin e 81-vjetorit të themelimit të Entit Shtetëror të Statistikës, më datë 01.06.2026, në hotelin “Marriott” në Shkup, u mbajt konferenca “Statistika zyrtare maqedonase në prizmin e Kodit të Praktikës së Statistikave Evropiane”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, komunitetit akademik, shoqërisë civile dhe përdorues të të dhënave statistikore.
Konferenca iu kushtua rolit të statistikës zyrtare në shoqërinë bashkëkohore, si dhe rëndësisë së Kodit të Praktikës së Statistikave Evropiane si bazë për garantimin e pavarësisë profesionale, paanshmërisë, cilësisë dhe besueshmërisë së të dhënave statistikore.
Konferencën e hapi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov, i cili në fjalën e tij theksoi se statistika zyrtare përbën vlerë publike dhe mbështetje të domosdoshme për marrjen e vendimeve të bazuara në fakte, njohuri dhe të dhëna të besueshme.
Në kuadër të konferencës u prezantuan parimet dhe rëndësia e Kodit të Praktikës së Statistikave Evropiane, si dhe përvojat dhe përfitimet nga procesi i vlerësimit kolegjial të sistemit kombëtar statistikor.
Vëmendje të veçantë tërhoqi panel-diskutimi me temë “Rëndësia e harmonizimit të statistikës zyrtare me standardet ndërkombëtare”, ku morën pjesë drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov, përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, znj. Leslie Miller, përfaqësuesja e Këshillit Fiskal, znj. Marina Trpeska, z. Aleksandar Krzhalovski, drejtor i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), si dhe z. Lars Johan Södersberg, konsulent nga Statistika Suedeze pranë Entit të Statistikës. Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi rolin e statistikës zyrtare në hartimin e politikave publike, rëndësinë e pavarësisë profesionale të institucioneve statistikore dhe kontributin e të dhënave cilësore në forcimin e besimit të publikut.
Gjatë konferencës u theksua se harmonizimi me standardet evropiane dhe ndërkombëtare është një proces i vazhdueshëm që kontribuon në përmirësimin e cilësisë së prodhimit statistikor, forcimin e integritetit institucional dhe zhvillimin e mëtejshëm të Sistemit Kombëtar Statistikor.
Duke shënuar 81 – vjetorin nga themelimi i tij, Enti Shtetëror i Statistikës mbetet i përkushtuar ndaj misionit të tij – sigurimit të të dhënave statistikore në kohë, cilësore dhe të besueshme, në përputhje me parimet dhe standardet evropiane, në shërbim të qytetarëve, institucioneve dhe shoqërisë në tërësi.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
U shënuan dy dekada nga vendosja e Kodit të Praktikës të Statistikës Evropiane
Institucionet statistikore evropiane shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira për përmirësimin e besimit në statistikat zyrtare
10 nën 2025
Enti Shtetëror i Statistikës mori pjesë në Konferencën e 110-të të DGINS në Split
Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimi i praktikave të mira në kuadër të Sistemit Statistikor Evropian
24 tet 2025
Gëzuar 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase!
22 tet 2025
Dita Botërore e Statistikës u shënua me konferencë shkencore ndërkombëtare në Budapest
Statistika dhe shkenca – partnerë për një të ardhme më të mirë
21 tet 2025
Nënshkrim i marrëveshjes për shkëmbim të të dhënave me Agjencinë për Punësim
Fuqizimi i sistemit statistikor përmes shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve kyçe
17 tet 2025