Ditën Evropiane të Statistikës e shënuam së bashku me studentët
Këtë vit, kur shënohet dhjetëvjetori i Ditës Evropiane të Statistikës, theks i veçantë iu kushtua afrimit të statistikës me studentët dhe forcimit të bashkëpunimit me komunitetin akademik.
Enti Shtetëror i Statistikës shënoi Ditën Evropiane të Statistikës, më 20 tetor, duke marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Fakulteti Ekonomik, kushtuar të rinjve, edukimit statistikor dhe mundësive që ofrojnë teknologjitë e reja për përdorimin e të dhënave zyrtare statistikore.
Këtë vit, kur shënohet dhjetëvjetori i Ditës Evropiane të Statistikës, theks i veçantë iu kushtua afrimit të statistikës me studentët dhe forcimit të bashkëpunimit me komunitetin akademik.
Në botën bashkëkohore, të dhënat përfaqësojnë një kapital të ri, ndërsa njohuria për mënyrën e përdorimit të tyre është një nga aftësitë më të rëndësishme të kohës sonë. Pikërisht për këtë arsye, edukimi statistikor po bëhet i domosdoshëm jo vetëm për profesionistët, por edhe për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të kuptojnë proceset ekonomike dhe shoqërore, të vlerësojnë në mënyrë kritike informacionet dhe të marrin vendime të bazuara në fakte.
Gjatë aktivitetit u prezantua Asistenti Statistikor i Entit Shtetëror të Statistikës – MakStatAI, një zgjidhje inovative e bazuar në inteligjencën artificiale, të cilën Enti e zhvillon me qëllim lehtësimin dhe modernizimin e qasjes në të dhënat zyrtare statistikore.
Mjetin e prezantoi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, dr. Dejan Stankov, duke theksuar mundësitë që ofron zbatimi i inteligjencës artificiale në shpërndarjen e të dhënave statistikore.
Prezantimi i këtij mjeti para studentëve ka rëndësi të veçantë, pasi tregon se statistika nuk është vetëm një përmbledhje tabelash dhe numrash, por një fushë dinamike që zhvillohet krahas teknologjisë dhe ofron mundësi të reja për hulumtim, mësim dhe vendimmarrje.
Me pjesëmarrjen në këtë aktivitet, Enti Shtetëror i Statistikës riafirmon përkushtimin e tij për avancimin e bashkëpunimit me komunitetin akademik, promovimin e edukimit statistikor dhe nxitjen e interesimit më të madh të të rinjve për statistikën zyrtare.
Qëllimi është që kjo nismë të shndërrohet në një aktivitet tradicional vjetor, i cili do të krijojë hapësirë për takime dhe shkëmbim njohurish ndërmjet statisticienëve, profesorëve dhe studentëve. Synimi është që të rinjtë ta perceptojnë statistikën jo vetëm si një disiplinë mësimore, por edhe si një mjet interesant, të kuptueshëm dhe të dobishëm për të kuptuar botën që i rrethon.
Motoja e sivjetme e Ditës Evropiane të Statistikës, „Statistikat evropiane në udhëkryq: prioritetet, mundësitë dhe kufizimet, thekson më tej nevojën për përshtatjen e statistikës zyrtare me teknologjitë e reja dhe nevojat e përdoruesve.
Me zhvillimin e MakStatAI dhe përmes aktiviteteve të orientuara drejt të rinjve, Enti Shtetëror i Statistikës ndërmerr hapa drejt një statistike më të afërt, më të kuptueshme dhe më të qasshme për të gjithë.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Promovohen shërbime të reja elektronike për arsimin e lartë në Portalin Kombëtar të e-Shërbimeve
Formularë të rinj elektronikë për dorëzim më të shpejtë të të dhënave për studentët e diplomuar, magjistrat dhe doktorë të shkencave
02 pri 2026
Enti Shtetëror i Statistikës nënshkruan marrëveshje të re kolektive me Sindikatën e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve
Më shumë të drejta dhe paga të rritura për punonjësit
31 mar 2026
Bashkëpunim frytdhënës i Entit Shtetëror të Statistikës me FMN për zhvillimin e statistikave zyrtare
U shqyrtuan indikatorët kyç makroekonomikë, trendet demografike dhe aktivitetet në kuadër të standardit statistikor SSHD Plus të FMN
23 mar 2026
Delegacioni i Entit Shtetëror të Statistikës mori pjesë në seancën e 57-të të Komisionit të Statistikave të OKB-së në Nju Jork
Takimi bashkoi drejtorët e institucioneve statistikore nga 193 vende për të diskutuar mbi sfidat kyçe dhe drejtimet e ardhshme të sistemit global statistikor
09 mar 2026
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026