Enti Shtetëror i Statistikave dhe UN Women nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për të forcuar statistikat gjinore
“Duke prodhuar të dhëna statistikore të besueshme dhe në kohë të ndara sipas gjinisë, ne kontribuojmë në krijimin e politikave, masave dhe aktiviteteve për përmirësimin e situatës në fushën e barazisë gjinore"

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) dhe Zyra e UN Women në vend kanë forcuar partneritetin duke nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për të avancuar më tej statistikat gjinore dhe për të promovuar politikëbërjen e bazuar në të dhëna. Ky partneritet strategjik do të rrisë kapacitetin e ESHS për të mbledhur, analizuar dhe shpërndarë të dhëna specifike gjinore, duke mundësuar monitorim më të mirë të barazisë gjinore nëpër programe të ndryshme nacionale dhe lokale, duke kontribuar kështu në barazinë gjinore në vend.
Bashkëpunimi do të përqendrohet në forcimin e rolit të ESHS-së në mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave gjinore, gjë që është kritike për zhvillimin e politikave të informuara që adresojnë nevojat unike të grave dhe burrave. Me mbështetjen e UN Women, ESHS-ja do të fuqizohet të integrojë treguesit gjinorë në kuadrin e saj statistikor dhe të sigurojë qëndrueshmërinë e kësaj ekspertize brenda institucionit.
“Duke prodhuar të dhëna statistikore të besueshme dhe në kohë të ndara sipas gjinisë, ne kontribuojmë në krijimin e politikave, masave dhe aktiviteteve për përmirësimin e situatës në fushën e barazisë gjinore.
Ajo që po bëjmë me UN Women është një shembull i praktikës së mirë dhe të suksesshme që prodhon rezultate dhe përfitime të jashtëzakonshme për të gjithë ne. Duke marrë parasysh mandatet që kemi si institucione, si Enti Shtetëror i Statistikave ashtu edhe UN Women, secili me kompetencat e veta, përmirësohemi dhe plotësojmë njëri-tjetrin duke krijuar aktivitete dhe rezultate që paraqesin hapa për të përmbushur qëllimin përfundimtar - barazinë gjinore në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe kudo”, theksoi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, z. Dejan Stankov.
“Globalisht, statistikat e ndara sipas gjinisë janë thelbësore për avancimin e barazisë gjinore, fuqizimit dhe të drejtave të grave dhe vajzave. Në Maqedoninë e Veriut, partneriteti ynë me Entin Shtetëror të Statistikave e forcon këtë përpjekje globale duke përmirësuar disponueshmërinë dhe cilësinë e të dhënave gjinore. Ky bashkëpunim është jetik për formimin e politikave, zhvillimin dhe zbatimin e programeve përkatëse dhe shpërndarjen adekuate tê burimeve,” - theksoi Nyaradzayi Gumbonzvanda, Ndihmës Sekretare e Përgjithshme e OKB-së dhe Zëvendës Drejtoreshë Ekzekutive e UN Women për Mbështetje Normative, Koordinim të Sistemit të OKB-së, dhe Rezultateve Programore.
UN Women dhe Enti Shtetëror i Statistikave janë të përkushtuara për të siguruar që ky partneritet të kontribuojë në ndryshime domethënëse dhe të qëndrueshme. Duke kombinuar ekspertizën e tyre, të dy organizatat synojnë të hapin rrugën për një të ardhme më të barabartë ku strategjitë nacionale bazohen në të dhëna, të cilat nxisin një kuptim më të thellë rreth dinamikave gjinore në Maqedoninë e Veriut.
Fotogaleria




Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Takimi koordinues i Grupit të politikave të bashkëpunimit statistikor

Negociatat e anëtarësimit dhe integrimi i vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian varen nga institucione efektive dhe të forta kombëtare statistikore.
04 tet 2024
Memorandum i lidhur për bashkëpunim ndërmjet Entit shtetëror të statistikës dhe Drejtorisë së Doganave

Enti Shtetëror i Statistikave do t'i shkarkojë në mënyrë elektronike të dhënat e tregtisë së jashtme nga Drejtoria e Doganave. Këtë e përcakton Memorandumi për bashkëpunim, të cilin e kanë nënshkruar drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
27 sht 2024