Enti Shtetëror i Statistikave vendos formularin elektronik për regjistrimin e studentëve në studimet universitare
Grumbullimi i shpejtë dhe i sigurt i të dhënave për studentët përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime
Enti Shtetëror i Statistikave, në bashkëpunim me Ministrinë për Transformim Digjital, vendos mënyrë elektronike për grumbullimin e të dhënave për formularin e regjistrimit të studentëve në studimet universitare (cikli i parë) në fakultetet dhe shkollat e larta profesionale për vitin akademik 2025/2026 (VOI.20), përmes shërbimit në Portalin Kombëtar për e-shërbime.
Shërbimi është i disponueshëm në linkun vijues:
- https://uslugi.gov.mk/service/obrazec-za-zapishani-studenti-na-dodiplomski-studii-na-fakultetite-i-visokite-struchni-shkoli-voi-5793
- Si dhe skenimi i kodit QR

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Seanca e 56-të e Komisionit të Statistikave të OKB – trupi më i lartë për vendimmarrje për aktivitetet ndërkombëtare statistikore
Tema kryesore e seancës ishte “Të dhëna më të mira, për jetë më të mirë”, ndërsa anëtarët e Komisionit të Statistikave, ndër të tjera, diskutuan dhe miratuan dy rezoluta – “Sistemi i llogarive kombëtare 2025” dhe “Programi botëror i regjistrimit të popullsisë dhe të banesave për vitin 2030”
10 mar 2025
Takimi me Fakultetin e sigurisë për përcaktimin e mundësive për bashkëpunim të ardhshëm
Drejtori i Entit, dr. Dejan Stankov, shprehu gatishmërinë e Entit për bashkëpunim me Fakultetin e sigurisë, veçanërisht pasi një nga prioritetet e Entit është përmirësimi dhe rritja e bashkëpunimit me komunitetin akademik
14 shk 2025
Takimi i parë i Komitetit Drejtues të twining-projektit "Përmirësimi i cilësisë dhe përfshirja e statistikave të mjedisit jetësor dhe shëndetësor"
Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet bashkërisht nga ESHS dhe Instituti Kombëtar Italian i Statistikave (Istat), në partneritet me Konsorciumin për sistemet e informacionit (Consorzio per il Sistema Informativo – CSI Piemonte), Agjencinë e shërbimeve energjetike (Gestore Servizi Energetici – GSE) dhe Shoqata gjeografike italiane (Società Geografica Italiana – SGI)
06 shk 2025
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Statistikës dhe Odës së Kontabilistëve
Memorandumi do të mundësojë një koordinim më të mirë ndërmjet dy institucioneve, organizimin e ngjarjeve të përbashkëta me theks të veçant në harmonizimin e rregulloreve dhe standardeve statistikore dhe të kontabilitetit, si dhe mbështetje në procesin e raportimit financiar cilësor, me synim marrjen e saktë, precize dhe gjithëpërfshirëse të të dhënave që i nënshtrohen analizës statistikore.
17 jan 2025
Enti Shtetëror i Statistikës dhe Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
Të dy institucionet do të bashkëpunojnë në përputhje me kornizat ligjore dhe nevojat e përcaktuara bashkërisht, nëpërmjet mbajtjes së takimeve të përbashkëta, pjesëmarrje në konferenca dhe në trajnime dhe kurse të organizuara nga njëra apo pala tjetër.
15 jan 2025