ESHS mori pjesë në takimin e Grupit për Bashkëpunim Statistikor në Ankara
U shqyrtuan prioritetet për harmonizimin me BE-në dhe bashkëpunimi i ardhshëm statistikor
Delegacioni i Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), i kryesuar nga drejtori dr. Dejan Stankov, mori pjesë në takimin vjetor të Grupit për Politikë të Bashkëpunimit Statistikor (PGSP), i cili u mbajt më 24 dhe 25 shtator në Ankara të Turqisë, i organizuar nga Eurostat dhe me nikoqirë Institutin Statistikor Turk (Turkstat).
Në takimin dyditor morën pjesë përfaqësues nga Eurostat-i, Komisioni Evropian dhe institucionet kombëtare të statistikave nga vendet e zgjerimit për të diskutuar mbi prioritetet strategjike dhe zhvillimet në Sistemin Evropian Statistikor (SES).
Rendi i ditës u përqendrua në një gamë të gjerë temash kyçe për harmonizimin e mëtejshëm të vendeve të zgjerimit me legjislacionin e BE-së për statistikat, përfshirë:
- Zhvillimet në Eurostat dhe SES dhe roli i statistikës në procesin e zgjerimit të BE-së
- Zbatimi i Rregullores së rishikuar (KE) nr. 223/2009, me fokus në menaxhimin e të dhënave dhe qasjen në të dhëna në pronësi private
- Progresi dhe sfidat në sigurimin e disponueshmërisë, prodhimit dhe shpërndarjes së të dhënave të nevojshme nga legjislacioni statistikor i BE-së
- Planet kombëtare të vendeve të zgjerimit për harmonizimin me kërkesat statistikore të BE-së
- Praktikat e mira në komunikimin e statistikave zyrtare dhe zhvillimet më të fundit në sistemet kombëtare statistikore
- Strategjia për bashkëpunim statistikor me vendet e zgjerimit për periudhën 2028 – 2034
- Përvojat më të fundit nga vlerësimet e partneritetit, të cilat ofrojnë mësime të vlefshme për forcimin e cilësisë institucionale dhe besimit në statistikat zyrtare.
Pjesëmarrja e delegacionit të ESHS në këtë takim konfirmoi përkushtimin e fortë të institucionit ndaj procesit të integrimit evropian përmes harmonizimit të sistemit statistikor me standardet e BE-së dhe kontributit aktiv në dialogun për të ardhmen e bashkëpunimit statistikor.
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025