Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

ESHS mori pjesë në takimin e Grupit për Bashkëpunim Statistikor në Ankara

U shqyrtuan prioritetet për harmonizimin me BE-në dhe bashkëpunimi i ardhshëm statistikor

Delegacioni i Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), i kryesuar nga drejtori dr. Dejan Stankov, mori pjesë në takimin vjetor të Grupit për Politikë të Bashkëpunimit Statistikor (PGSP), i cili u mbajt më 24 dhe 25 shtator në Ankara të Turqisë, i organizuar nga Eurostat dhe me nikoqirë Institutin Statistikor Turk (Turkstat).
Në takimin dyditor morën pjesë përfaqësues nga Eurostat-i, Komisioni Evropian dhe institucionet kombëtare të statistikave nga vendet e zgjerimit për të diskutuar mbi prioritetet strategjike dhe zhvillimet në Sistemin Evropian Statistikor (SES).
Rendi i ditës u përqendrua në një gamë të gjerë temash kyçe për harmonizimin e mëtejshëm të vendeve të zgjerimit me legjislacionin e BE-së për statistikat, përfshirë:

  • Zhvillimet në Eurostat dhe SES dhe roli i statistikës në procesin e zgjerimit të BE-së
  • Zbatimi i Rregullores së rishikuar (KE) nr. 223/2009, me fokus në menaxhimin e të dhënave dhe qasjen në të dhëna në pronësi private
  • Progresi dhe sfidat në sigurimin e disponueshmërisë, prodhimit dhe shpërndarjes së të dhënave të nevojshme nga legjislacioni statistikor i BE-së
  • Planet kombëtare të vendeve të zgjerimit për harmonizimin me kërkesat statistikore të BE-së
  • Praktikat e mira në komunikimin e statistikave zyrtare dhe zhvillimet më të fundit në sistemet kombëtare statistikore
  • Strategjia për bashkëpunim statistikor me vendet e zgjerimit për periudhën 2028 – 2034
  • Përvojat më të fundit nga vlerësimet e partneritetit, të cilat ofrojnë mësime të vlefshme për forcimin e cilësisë institucionale dhe besimit në statistikat zyrtare.

Pjesëmarrja e delegacionit të ESHS në këtë takim konfirmoi përkushtimin e fortë të institucionit ndaj procesit të integrimit evropian përmes harmonizimit të sistemit statistikor me standardet e BE-së dhe kontributit aktiv në dialogun për të ardhmen e bashkëpunimit statistikor.

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Të dhëna statistikore fiskale për vendime të shpejta shtetërore

Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka qenë nikoqir i akademik prof. dr. Abdulmenaf Bexheti dhe prof. dr. Marina Trpeska, si përfaqësuese e Këshillit fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët u pritën nga ana e dr. Dejan Stankov, drejtor i ESHS, më datë 27.03.2025

28 mar 2025