Misioni i vlerësimit vjetor të Eurostatit
Nga data 16 deri më 18 tetor 2024 u mbajt misioni i rregullt vjetor për vlerësimin e punës së Sistemit Kombëtar të Statistikave, i realizuar nga Enti Statistikor i Bashkimit Evropian – Eurostat.

Nga data 16 deri më 18 tetor 2024 u mbajt misioni i rregullt vjetor për vlerësimin e punës së Sistemit Kombëtar të Statistikave, i realizuar nga Enti Statistikor i Bashkimit Evropian – Eurostat.
Në misionin, me Eurostatin, fizikisht ishte i pranishëm z. Torbiojrn Karlkvist, udhëheqës i ekipit për seksionin e zgjerimit, dhe në mënyrë virtuele përfshirjen e ekspertëve nga fushat përkatëse, për statistikat makroekonomike, bujqësore dhe statistikat afariste.
Në mision morën pjesë edhe z. Oleg Hirbu, përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, i ngarkuar për monitorimin e harmonizimit të statistikave, ndërsa në një pjesë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Drejtorisë për zgjerim dhe EKFIN.
Përfaqësuesi i Eurostat-it fillimisht pati një takim dhe bisedë me drejtorin e ESHS-së. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi u njoh me aktivitetet e Entit në periudhën e kaluar, si dhe për prioritetet e ardhshme në drejtim të përmirësimit të punës, përmirësimit të cilësisë dhe modernizimit të procedurave për grumbullimin dhe qasjen në të dhënat e Entit.
U realizuan takime pune me punonjës nga të gjitha sektorët e Entit dhe përfaqësues nga Banka Popullore të cilët në mënyrë më të detajuar prezantuan punën dhe arritjet e tyre në drejtim të harmonizimit të legjislacionit kombëtar në fushën e statistikave me atë evropian.
Konkluzionet nga misioni i rregullt vjetor të Eurostat paraqesin një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e Raportit vjetor të Komisionit Evropian për progresin e shtetit në fushën e Kapitullit 18 të Statistikave.
Fotogaleria


Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Takimi koordinues i Grupit të politikave të bashkëpunimit statistikor

Negociatat e anëtarësimit dhe integrimi i vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian varen nga institucione efektive dhe të forta kombëtare statistikore.
04 tet 2024
Memorandum i lidhur për bashkëpunim ndërmjet Entit shtetëror të statistikës dhe Drejtorisë së Doganave

Enti Shtetëror i Statistikave do t'i shkarkojë në mënyrë elektronike të dhënat e tregtisë së jashtme nga Drejtoria e Doganave. Këtë e përcakton Memorandumi për bashkëpunim, të cilin e kanë nënshkruar drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
27 sht 2024