Nënshkrim i marrëveshjes për shkëmbim të të dhënave me Agjencinë për Punësim
Fuqizimi i sistemit statistikor përmes shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve kyçe
Enti Shtetëror i Statistikës, në cilësinë e koordinatorit të Sistemit Kombëtar Statistikor, ka nënshkruar një marrëveshje për shkëmbim të të dhënave me Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast, në Entin Shtetëror të Statistikës u mbajt një takim ndërmjet përfaqësuesve të të dy institucioneve, të kryesuar nga drejtorët z. Dejan Stankov dhe z. Seljatin Behluli. Gjatë takimit u diskutuan aktivitetet aktuale që po ndërmerren dhe sfidat me të cilat përballen të dy institucionet në punën e përditshme.
Marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit institucional dhe mundëson përdorim më të gjerë dhe më efikas të të dhënave administrative për qëllime statistikore. Përmes shkëmbimit të të dhënave që do të realizohet sipas detyrimeve të dakorduara, do të përmirësohen cilësia, kohëshmëria dhe vëllimi i statistikave zyrtare, duke kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e politikave të bazuara në të dhëna.
Marrëveshja mundëson qasje të rregullt dhe të sigurt në të dhëna për papunësinë, vendet e lira të punës, si dhe në të dhëna të tjera relevante për monitorimin e gjendjes në tregun e punës. Të dhënat e grumbulluara do të përdoren ekskluzivisht për qëllime statistikore, në përputhje me Ligjin për Statistikën Shtetërore dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave.
Ky bashkëpunim synon fuqizimin e Sistemit Kombëtar Statistikor dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt rritjes së përdorimit të burimeve ekzistuese administrative si një alternativë ndaj hulumtimeve tradicionale statistikore – për përdorim më efikas të burimeve dhe për uljen e ngarkesës mbi njësitë raportuese.
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Enti Shtetëror i Statistikave u uron të gjithë qytetarëve 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë
05 sht 2025
Enti Shtetëror i Statistikave vendos formularin elektronik për regjistrimin e studentëve në studimet universitare
Grumbullimi i shpejtë dhe i sigurt i të dhënave për studentët përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime
03 sht 2025
Reagim i Entit Shtetëror të Statistikës për shkak të interpretimit të gabuar të të dhënave statistikore
ESHS reagon: Të dhënat për shtrenjtimin e perimeve nuk janë interpretuar siç duhet
17 korr 2025
Mbështetje edukative nga Enti Shtetëror i Statistikave për olimpistët tanë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë
Me analizë të treguesve kryesorë ekonomikë përmes një prezantimi, ESHS dha kontribut në përgatitjen e nxënësve për Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë
08 korr 2025
Republika e Мaqedonisë së Veriut bëhet anëtar i grupit të nivelit të lartë për partneritet, koordinim dhe ndërtim të kapaciteteve për statistikat për axhendën 2030 për zhvillim të qëndrueshëm të OKB-së
Doc. Dr. Dejan Stankov, Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është emëruar anëtar i HLG-PCCB të OKB-së nga qershori i vitit 2025.
30 qer 2025