Përfaqësues të Entit Shtetëror të Statistikës morën pjesë në Konferencën Evropiane për Cilësinë në Statistikat Zyrtare Q2026
Në konferencën e mbajtur në Shibenik, përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Statistikës prezantuan përvojat e tyre në përdorimin e Platformës Kombëtare të Interoperabilitetit dhe morën pjesë në diskutimet mbi cilësinë, inovacionin dhe besimin në statistikat zyrtare
Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, dr. Dejan Stankov, dhe Biljana Ristevska Karajovanoviq, udhëheqëse e njësisë organizative, morën pjesë në Konferencën e 12-të Evropiane për Cilësinë në Statistikat Zyrtare (Q2026), e cila u mbajt nga 3 deri më 5 qershor 2026 në Shibenik, Republika e Kroacisë.
Konferenca, e organizuar nga Enti Kroat i Statistikës dhe Eurostat-i, është një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane kushtuar cilësisë në statistikat zyrtare dhe përfaqëson një forum për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve kombëtare statistikore, komunitetit akademik dhe organizatave ndërkombëtare. Nën moton “Official Statistics: Enhancing Trust, Shaping the Future”, konferenca iu kushtua forcimit të besimit në statistikat zyrtare, sfidave të reja që lidhen me përdorimin e burimeve administrative dhe alternative të të dhënave, zbatimit të inteligjencës artificiale në statistikë, si dhe kornizave institucionale për menaxhimin e cilësisë në statistikat zyrtare.
Në kuadër të konferencës, përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Statistikës prezantuan edhe punimin profesional me titull “Integrimi i të Dhënave: Përvoja e Entit Shtetëror të Statistikës me Platformën Kombëtare të Interoperabilitetit”. Në punim u prezantuan përvojat e Entit në përdorimin e Platformës Kombëtare të Interoperabilitetit si mjet për lidhje dhe integrim më efikas të të dhënave administrative, përmirësimin e cilësisë së produkteve statistikore dhe zvogëlimin e ngarkesës për njësitë raportuese.
Pjesëmarrja e Entit Shtetëror të Statistikës në Q2026 përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në shkëmbimin ndërkombëtar të njohurive dhe përvojave në fushën e statistikave zyrtare, si dhe një konfirmim të përkushtimit të institucionit për zbatimin e metodologjive moderne, inovacioneve dhe standardeve evropiane të cilësisë në prodhimin statistikor.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025