Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave

Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.

Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to. Këto anketa përbëjnë burim të rëndësishëm të dhënash mbi gjendjet sociale dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë, ndër të tjera, anketën e fuqisë punëtore, anketën e shpenzimeve të amvisërive, anketën për përdorimin e kohës, si dhe hulumtime të tjera që na ndihmojnë të kuptojmë pasqyrën reale të jetës së qytetarëve.

Të gjitha hulumtimet anketuese zbatohen në bazë të parimeve metodologjike dhe mostrave të përcaktuara, ku amvisëritë përzgjidhen në mënyrë të rastësishme për të siguruar përfaqësueshmërinë e të dhënave. Më shumë informacione mbi mënyrën dhe procedurat e mbledhjes së të dhënave janë të disponueshme në faqen Grumbullimi i të dhënave

Anketuesit që zhvillojnë intervistat me qytetarët janë profesionistë të trajnuar dhe gjatë anketimit i respektojnë rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga Enti Shtetëror i Statistikës. Për qëllime identifikimi dhe sigurie, anketuesit gjithmonë mbajnë autorizim të lëshuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, ndërsa qytetarët mund të verifikojnë identitetin e tyre sipas nevojës.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj në krijimin e të dhënave statistikore zyrtare të sakta dhe të qasshme.

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Takim me Odën e Kontabilistëve

Sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Statistikave është zhvilluar një takim me Odën e Kontabilistëve kushtuar avancimit së bashkëpunimit të ndërsjellë.

01 nën 2024

Dita Evropiane e Statistikave – 20 tetor 2024

E nënta me radhë, Statistikave Evropiane (20 tetor 2024) do të kremtohet nën moton e mëposhtme të zgjedhur nga Komiteti Këshillimor Statistikor Evropian: "Statistikat zyrtare, dritare për të kuptuar shoqërinë".

18 tet 2024

Misioni i vlerësimit vjetor të Eurostatit

Nga data 16 deri më 18 tetor 2024 u mbajt misioni i rregullt vjetor për vlerësimin e punës së Sistemit Kombëtar të Statistikave, i realizuar nga Enti Statistikor i Bashkimit Evropian – Eurostat.

18 tet 2024