Me sukses është mbajtur ngjarja e projektit “Twinning” të financuar nga Bashkimi Evropian: “Përmirësimi i cilësisë dhe përfshirjes së statistikave për mjedisin dhe shëndetësinë”
Një vit nga projekti Twinning: shkëmbim përvojash dhe arritjesh në avancimin e statistikave

Me 18.09.2025 Me agjendën eme sukses përfundoi konferenca në kuadër të projektit Twinning të financuar nga Bashkimi Evropian: “Përmirësimi i cilësisë dhe përfshirjes së statistikave për mjedisin jetësor dhe shëndetësinë” (MK 22 IPA ST 01 24), e organizuar një vit pas fillimit të tij.
Ngjarjen e hapën përfaqësues të lartë: Shkëlqesia e Tij Paolo Palminteri, ambasador i Republikës së Italisë në Maqedoninë e Veriut, z. Steffen Hudolin, drejtues i Sektorit për Bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së, dhe z. Dejan Stankov, drejtor i Entit Shtetëror i Statistikës.
Në kuadër të diskutimit në panel me temën “Modernizimi i statistikës zyrtare për integrimin evropian”, i moderuar nga prof. Marjan Petreski, u shkëmbyen përvoja dhe perspektiva për avancimin e statistikës në përputhje me standardet e BE-së.
, Përveç drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës, panelistët ishin edhe ekspertë nga institutet kombëtare të statistikave të Italisë (Istat), Sllovenisë (SURS), Shqipërisë (INSTAT) dhe Shoqata Gjeografike Italiane (SGI).
Pjesa e dytë e programit iu kushtua arritjeve të vetë projektit Twinning, të paraqitura nga ekipi i Entit Shtetëror i Statistikës dhe partnerët nga Istat. Deri tani janë realizuar 17 nga gjithsej 60 misione, dhe janë planifikuar edhe 4 vizita studimore. Vëmendje e veçantë iu kushtua qëndrueshmërisë dhe përfitimeve afatgjata nga projekti.
Qëllimi i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve për mbledhjen, analizën dhe shpërndarjen e të dhënave statistikore në fushat e mjedisit, bujqësisë dhe shëndetësisë, si fusha kyçe për harmonizim me rregulloret statistikore evropiane dhe për krijimin e politikave publike cilësore.
Ngjarja konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave të mira si bazë për ndërtimin e një sistemi statistikor të fortë, efikas dhe transparent, të gatshëm për të përmbushur nevojat e procesit të integrimit evropian.
Fotogaleria








Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Takimi i drejtorëve të Entit Shtetëror të Statistikave dhe Regjistrit Qendror

Në drejtim të thellimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit, dje u zhvillua një takim koordinues i drejtorëve të Regjistrit Qendror dhe Entit Shtetëror të Statistikave, znj. Anita Stamnova dhe z. Dejan Stankov.
16 tet 2024
Takimi koordinues i Grupit të politikave të bashkëpunimit statistikor

Negociatat e anëtarësimit dhe integrimi i vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian varen nga institucione efektive dhe të forta kombëtare statistikore.
04 tet 2024
Memorandum i lidhur për bashkëpunim ndërmjet Entit shtetëror të statistikës dhe Drejtorisë së Doganave

Enti Shtetëror i Statistikave do t'i shkarkojë në mënyrë elektronike të dhënat e tregtisë së jashtme nga Drejtoria e Doganave. Këtë e përcakton Memorandumi për bashkëpunim, të cilin e kanë nënshkruar drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
27 sht 2024