Pjesëmarrja në konferencën me temë “Zgjerimi i BE-së – roli i statistikës zyrtare të krahasueshme dhe të besueshme”
Statistikat e besueshme dhe të krahasueshme nuk janë vetëm shifra – ato janë themeli i vendimmarrjeve të informuara, besimit të ndërsjellë dhe përparimit në rrugën drejt BE-së
Më 11 dhe 12 shtator, delegacioni nga Enti Shtetëror për Statistikë, i udhëhequr nga drejtori, doc. dr. Dejan Stankov, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë “Zgjerimi i BE-së – roli i statistikave zyrtare të krahasueshme dhe të besueshme”, e cila u mbajt në Burgas, Republika e Bullgarisë. Në konferencë morën pjesë drejtoresha e Entit Statistikor të Bashkimit Evropian, znj. Mariana Koceva, si dhe drejtorët e enteve statistikore të Sllovenisë, Kroacisë, Bullgarisë, Rumanisë, Polonisë, Greqisë, vendeve të zgjerimit dhe përfaqësues të Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara.
Diskutimet u përqendruan në disa nga temat më të rëndësishme për të ardhmen e integrimit evropian, duke përfshirë:
- Sfidat dhe mundësitë e zgjerimit të BE-së.
- Forcimi i komunikimit të statistikave zyrtare.
- Shfrytëzimi i burimeve të reja të të dhënave për krijimin e politikave të bazuara në dëshmi.
- Roli i vlerësimit të partneritetit (peer review) në sigurimin e cilësisë, pavarësisë dhe besimit.
Statistikat e besueshme dhe të krahasueshme nuk janë vetëm shifra – ato janë themel i vendimmarrjes së informuar, i besimit të ndërsjellë dhe i përparimit në rrugën drejt BE-së.
Konferenca ishte një forum i shkëlqyer për shkëmbimin e ideve në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për forcimin e Sistemit Statistikor Evropian dhe mbështetjen e procesit të zgjerimit.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025