PxWeb konferenca ndërkombëtare
Dje dhe sot (7-8 nëntor) në Shkup mbahet Konferenca e 33-të Ndërkombëtare Vjetore për përdoruesit e PxWeb dhe Px-tools tjera. Enti Shtetëror i Statistikës është bashkë mikpritës i ngjarjes, së bashku me Statistikat e Suedisë
Dje dhe sot (7-8 nëntor) në Shkup mbahet Konferenca e 33-të Ndërkombëtare Vjetore për përdoruesit e PxWeb dhe Px-tools tjera. Enti Shtetëror i Statistikës është bashkë mikpritës i ngjarjes, së bashku me Statistikat e Suedisë, dhe drejtorin e Entit, z. Dejan Stankov.
Konferenca është një ngjarje hibride me pjesëmarrjen e më shumë se 130 delegatëve nga vende të ndryshme.
PxWeb është mjet shpërndarës për shpërndarjen e statistikave në internet. Ai u zhvillua nga Statistikat e Suedisë dhe Statistikat e Norvegjisë me mbështetjen e Finlandës dhe Danimarkës. Përdoret në më shumë se 40 vende dhe më shumë se 100 organizata. Një nga pikat e forta të PxWeb është se ai është i orientuar nga përdoruesi dhe ofron interfejs të këndshëm dhe të lehtë për shfaqjen e statistikave në internet.
Enti Shtetëror i Statistikës është ndër pionierët në përdorimin e këtij mjeti duke paraqitur tabelat në bazën e të dhënave MakStat. Enti vazhdimisht i ndjek, i pranon dhe aplikon të gjitha përmirësimet dhe avancimet e PxWeb dhe mjeteve të tjera Px, duke mundësuar kështu disponueshmërinë e gjerë të të gjitha të dhënave statistikore të prodhuara nga Enti dhe përdorimin e tyre të lehtë.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025
Panel-diskutim mbi rolin e raporteve financiare në krijimin e politikave
Raportet kontabël krijojnë statistika makroekonomike cilësore që janë bazë për politika efektive
15 dhj 2025