Aktualitet

Statistika si një mjet për barazi: Enti Shtetëror i Statistikave në konferencën “EqualXchange”

ESHS me mbështetje të fortë për barazinë gjinore – u prezantuan të dhëna kyçe dhe drejtime në konferencën “EqualXchange” me temën “Empowering Ideas, Inspiring Journeys”

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, z. Dejan Stankov, më 13.06.2025 mori pjesë si folës në konferencën e katërt vjetore të organizuar nga Asociacioni për Tregti Elektronike e Maqedonisë (AETM), dega e Aleancës për barazi Gjinore (GEA), me temën “EqualXchange: Empowering Ideas, Inspiring Journeys”.

Z. Stankov bëri një përmbledhje të të dhënave të fundit kombëtare që lidhen me barazinë gjinore, progresin e arritur deri më tani, sfidat aktuale dhe drejtimet e ardhshme, ndërsa para të pranishmëve promovoi edhe botimin më të ri të publikimit “Gratë dhe burrat në Maqedoninë e Veriut, 2025”, i cili përmban informacione të rëndësishme dhe të dhëna të ndara sipas gjinisë për fusha si arsimi, shëndetësia, punësimi dhe pjesëmarrja në vendimmarrje.

Ndër të tjera, ai theksoi se konferenca ka rëndësi të madhe për Entin Shtetëror të Statistikave, pasi ofron mundësinë për të prezantuar tregues statistikore të rëndësishëm të prodhuar nga ESHS, të cilët janë themel për debat publik dhe për marrjen e vendimeve të bazuara në fakte, me qëllim përmirësimin e mundësive të barabarta në shoqërinë tonë.

Konferenca paraqet një hap të rëndësishëm drejt përparimit të proceseve të marrjes së vendimeve të informuara, që është thelbësore për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Nënshkrimi i Marrëveshjes për shkëmbimin e të dhënave

Si rezultat i bashkëpunimit afatgjatë të suksesshëm, sot drejtorët e Entit Shtetëror të Statistikës, Dr. Dejan Stankov dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike, Mr. Elena Petrova, nënshkruan Marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet dy institucioneve.

15 nën 2024

Thellimi i bashkëpunimit me UNICEF-in

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov realizoi takim me përfaqësuesen e UNICEF-it në vendin tonë, znj. Lesli Miller dhe ekipin e saj, gjatë së cilës u njoh me aktivitetet e vazhdueshme të Zyrës së UNICEF-it në Shkup.

15 nën 2024

PxWeb konferenca ndërkombëtare

Dje dhe sot (7-8 nëntor) në Shkup mbahet Konferenca e 33-të Ndërkombëtare Vjetore për përdoruesit e PxWeb dhe Px-tools tjera. Enti Shtetëror i Statistikës është bashkë mikpritës i ngjarjes, së bashku me Statistikat e Suedisë

08 nën 2024