Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
Më 12.12.2025, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës mori pjesë në panel-diskutim të organizuar nga UN Women – Shkup, kushtuar forcimit të mekanizmave kombëtarë për barazi gjinore përmes politikave, burimeve, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes.
Në fjalimin e tij, drejtori theksoi se avancimi i barazisë gjinore kërkon qasje të integruar dhe të qëndrueshme, të bazuar në kornizë të fortë ligjore dhe strategjike, kapacitete institucionale të përshtatshme dhe mekanizma të qartë për monitorimin e efekteve të politikave. Theks i veçantë iu kushtua rolit të statistikave zyrtare si burim i pavarur dhe i besueshëm i të dhënave cilësore, të sakta në kohë dhe të paraqitura sipas gjinisë.
U theksua se statistikat zyrtare mundësojnë matjen e progresit real përmes indikatorëve gjinorë të përcaktuar qartë dhe përbëjnë themelin e llogaridhënies dhe transparencës. Në këtë drejtim, drejtori vuri në pah nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të statistikave gjinore përmes forcimit të burimeve administrative të të dhënave, digjitalizimit të tyre dhe harmonizimit me standardet e Bashkimit Evropian.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Memorandum i lidhur për bashkëpunim ndërmjet Entit shtetëror të statistikës dhe Drejtorisë së Doganave
Enti Shtetëror i Statistikave do t'i shkarkojë në mënyrë elektronike të dhënat e tregtisë së jashtme nga Drejtoria e Doganave. Këtë e përcakton Memorandumi për bashkëpunim, të cilin e kanë nënshkruar drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
27 sht 2024