Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Takimi i drejtorëve të Entit Shtetëror të Statistikave dhe Regjistrit Qendror

Në drejtim të thellimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit, dje u zhvillua një takim koordinues i drejtorëve të Regjistrit Qendror dhe Entit Shtetëror të Statistikave, znj. Anita Stamnova dhe z. Dejan Stankov.

Të dyja palët konfirmuan bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm, i cili bazohet në memorandumin e nënshkruar dhe dorëzimin e rregullt të të dhënave, ndërsa theks i veçantë u vu në përgatitjen e Klasifikimit Nacional të Veprimtarive KNV rev2.1, zbatimi i të cilit do të fillojë me 01 janar 2025.

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Statistikës dhe Odës së Kontabilistëve

Memorandumi do të mundësojë një koordinim më të mirë ndërmjet dy institucioneve, organizimin e ngjarjeve të përbashkëta me theks të veçant në harmonizimin e rregulloreve dhe standardeve statistikore dhe të kontabilitetit, si dhe mbështetje në procesin e raportimit financiar cilësor, me synim marrjen e saktë, precize dhe gjithëpërfshirëse të të dhënave që i nënshtrohen analizës statistikore.

17 jan 2025

Takim me aktivitetin e partneritetit të USAID-it për rritje ekonomike

Me datë 30.12.2024, në hapësirat e Entit Shtetëror për Statistikë, drejtori i ESHS-së, dr. Dejan Stankov, realizoi takim me zëvendësdrejtoreshën e Aktivitetit, znj. Tamara Todorovska dhe udhëheqësen e komponentës për dialog privato-publik, znj. Irena Gjorgievska.

30 dhj 2024