Takimi me Fakultetin e sigurisë për përcaktimin e mundësive për bashkëpunim të ardhshëm
Drejtori i Entit, dr. Dejan Stankov, shprehu gatishmërinë e Entit për bashkëpunim me Fakultetin e sigurisë, veçanërisht pasi një nga prioritetet e Entit është përmirësimi dhe rritja e bashkëpunimit me komunitetin akademik

Me 12 shkurt 2025, në Entin Shtetëror të Statistikës, është mbajtur takim me dekanin, prof. dr. Jonçe Ivanovski, dhe profesorë nga Fakulteti i sigurisë, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm mes dy institucioneve.
Drejtori i Entit, dr. Dejan Stankov, shprehu gatishmërinë e Entit për bashkëpunim me Fakultetin e sigurisë, veçanërisht pasi një nga prioritetet e Entit është përmirësimi dhe rritja e bashkëpunimit me komunitetin akademik.
Përfaqësuesit e të dyja institucioneve përcaktuan disa fusha të përbashkëta interesi në të cilat mund të punohet në mënyrë aktive, të cilat përfshijnë mundësinë që ekspertët nga ESHS të marrin pjesë në tryeza të rrumbullakëta të organizuara nga Fakulteti i Sigurisë, prezantime për studentët e Fakultetit mbi disponueshmërinë dhe përdorimin e të dhënave nga fusha e statistikave gjyqësore, përdorimin e të dhënave të anonimizuara për qëllime hulumtuese shkencore, praktikë për studentët e vitit të fundit të Fakultetit etj.
Të dyja palët ranë dakord që bashkëpunimi të fillojë me nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në të cilin do të përcaktohen aktivitetet dhe afati kohor për realizimin e tyre.
Fotogaleria



Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Takimi koordinues i Grupit të politikave të bashkëpunimit statistikor

Negociatat e anëtarësimit dhe integrimi i vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian varen nga institucione efektive dhe të forta kombëtare statistikore.
04 tet 2024
Memorandum i lidhur për bashkëpunim ndërmjet Entit shtetëror të statistikës dhe Drejtorisë së Doganave

Enti Shtetëror i Statistikave do t'i shkarkojë në mënyrë elektronike të dhënat e tregtisë së jashtme nga Drejtoria e Doganave. Këtë e përcakton Memorandumi për bashkëpunim, të cilin e kanë nënshkruar drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
27 sht 2024