Të dhëna statistikore në përputhje me nevojat e përdoruesve dhe standardet ndërkombëtare
Qëllimi i zhvillimit të këtij projekti është përdorimi i statistikave zyrtare për krijimin e politikave që do të përmirësojnë kushtet e jetesës, si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së politikave publike

Enti Shtetëror i Statistikës, në bashkëpunim me Statistikat e Suedisë, organizoi ngjarjen fillestare për projektin "Të dhënat statistikore në përputhje me nevojat e përdoruesve dhe standardet ndërkombëtare".
Në këtë aktivitet folën ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, znj.Amy Larsson, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov dhe znj. Secilia Stenbjorn, Drejtoreshë e Statistikave Sociale dhe Analizave në Statistikat e Suedisë, të cilët në prezantimet e tyre theksuan rëndësinë e këtij partneriteti ndërmjet dy institucioneve që mundëson rritjen e kapaciteteve të Entit Shtetëror të Statistikës për prodhimin e të dhënave të cilat plotësojnë nevojat e përdoruesve si dhe kërkesat e BE-së në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
“Qëllimi i zhvillimit të këtij projekti është përdorimi i statistikave zyrtare për krijimin e politikave që do të përmirësojnë kushtet e jetesës, si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së politikave publike”, theksoi drejtori i ESHS-së, z. Dejan Stankov.
Në vazhdim u prezantuan 4 komponentët e këtij projekti: Menaxhimi, Metodologjitë Statistikore, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit dhe Regjistrat e të dhënave.
Nëpërmjet këtyre 4 komponentëve, në 3 vitet e ardhshme, punonjësit e Entit, së bashku me ekspertë të Statistikave të Suedisë, do të punojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të tyre, përmirësimin e prodhimtarisë efikase të të dhënave statistikore për të përmbushur nevojat e përdoruesve dhe përballen me sukses me sfidat që sjell jeta moderne.
Fotogaleria






Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Takimi koordinues i Grupit të politikave të bashkëpunimit statistikor

Negociatat e anëtarësimit dhe integrimi i vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian varen nga institucione efektive dhe të forta kombëtare statistikore.
04 tet 2024
Memorandum i lidhur për bashkëpunim ndërmjet Entit shtetëror të statistikës dhe Drejtorisë së Doganave

Enti Shtetëror i Statistikave do t'i shkarkojë në mënyrë elektronike të dhënat e tregtisë së jashtme nga Drejtoria e Doganave. Këtë e përcakton Memorandumi për bashkëpunim, të cilin e kanë nënshkruar drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
27 sht 2024