Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Mbështetje edukative nga Enti Shtetëror i Statistikave për olimpistët tanë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë

Me analizë të treguesve kryesorë ekonomikë përmes një prezantimi, ESHS dha kontribut në përgatitjen e nxënësve për Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë

Në drejtim të rritjes së njohurive statistikore tek të rinjtë dhe forcimit të lidhjes ndërmjet statistikës dhe shkencës, më datë 16.06.2026, Enti Shtetëror i Statistikave organizoi, në Qendrën e tij të trajnimeve, trajnim edukativ për nxënësit që do ta përfaqësojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë.

Prezantimin e mbajti drejtori i ESHS, doc. dr. Dejan Stankov, me qëllim t’u ofrojë nxënësve një kuptim më të thellë të:
•    konceptit të PBB-së dhe PNB-së dhe interpretimit të tyre të saktë,
•    pabarazisë në të ardhura të shprehur përmes koeficientit Gini dhe treguesve të tjerë përkatës me analizë të përparësive dhe kufizimeve të tyre,
•    mënyrave të matjes së varfërisë relative,
•    inflacionit të matur përmes indeksit të çmimeve të konsumit,
•    treguesve themelorë të aktivitetit ekonomik të popullsisë,
•    llojeve të indekseve të serive kohore etj.

Ky aktivitet paraqet një kontribut konkret të Entit në mbështetjen e talenteve të rinj dhe përgatitjen e tyre për gara shkencore ndërkombëtare, si dhe në përhapjen e njohurive statistikore në shoqëri.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

PxWeb konferenca ndërkombëtare

Dje dhe sot (7-8 nëntor) në Shkup mbahet Konferenca e 33-të Ndërkombëtare Vjetore për përdoruesit e PxWeb dhe Px-tools tjera. Enti Shtetëror i Statistikës është bashkë mikpritës i ngjarjes, së bashku me Statistikat e Suedisë

08 nën 2024

Takim me Odën e Kontabilistëve

Sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Statistikave është zhvilluar një takim me Odën e Kontabilistëve kushtuar avancimit së bashkëpunimit të ndërsjellë.

01 nën 2024