Mbështetje edukative nga Enti Shtetëror i Statistikave për olimpistët tanë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë
Me analizë të treguesve kryesorë ekonomikë përmes një prezantimi, ESHS dha kontribut në përgatitjen e nxënësve për Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë
Në drejtim të rritjes së njohurive statistikore tek të rinjtë dhe forcimit të lidhjes ndërmjet statistikës dhe shkencës, më datë 16.06.2026, Enti Shtetëror i Statistikave organizoi, në Qendrën e tij të trajnimeve, trajnim edukativ për nxënësit që do ta përfaqësojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë.
Prezantimin e mbajti drejtori i ESHS, doc. dr. Dejan Stankov, me qëllim t’u ofrojë nxënësve një kuptim më të thellë të:
• konceptit të PBB-së dhe PNB-së dhe interpretimit të tyre të saktë,
• pabarazisë në të ardhura të shprehur përmes koeficientit Gini dhe treguesve të tjerë përkatës me analizë të përparësive dhe kufizimeve të tyre,
• mënyrave të matjes së varfërisë relative,
• inflacionit të matur përmes indeksit të çmimeve të konsumit,
• treguesve themelorë të aktivitetit ekonomik të popullsisë,
• llojeve të indekseve të serive kohore etj.
Ky aktivitet paraqet një kontribut konkret të Entit në mbështetjen e talenteve të rinj dhe përgatitjen e tyre për gara shkencore ndërkombëtare, si dhe në përhapjen e njohurive statistikore në shoqëri.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Memorandum i lidhur për bashkëpunim ndërmjet Entit shtetëror të statistikës dhe Drejtorisë së Doganave
Enti Shtetëror i Statistikave do t'i shkarkojë në mënyrë elektronike të dhënat e tregtisë së jashtme nga Drejtoria e Doganave. Këtë e përcakton Memorandumi për bashkëpunim, të cilin e kanë nënshkruar drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
27 sht 2024