Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës

Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane

Në periudhën prej 9 deri 11 shkurt 2026, Enti Shtetëror i Statistikës ishte nikoqir i misionit të rregullt vjetor të Eurostat-it. Delegacionin e udhëhoqi Klaudia Junker, Udhëheqëse e Njësisë për Bashkëpunim, Fqinjësi dhe Bashkëpunim për Zhvillim, së bashku me Veronik van der Zande, Zyrtar përgjegjës për Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e Eurostat-it u njohën me aktivitetet aktuale dhe rezultatet e arritura nga Enti Shtetëror i Statistikës, si dhe me progresin që është bërë që nga misioni i mëparshëm vjetor. Delegacioni vlerësoi veçanërisht avancimin në transmetimin e të dhënave dhe konfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të Entit për zbatimin e standardeve statistikore evropiane.

Përfaqësuesit e Eurostat-it zhvilluan takime me drejtuesit, drejtuesit e sektorëve dhe drejtuesit e njësive të Entit Shtetëror të Statistikës, si dhe me përfaqësues të Bankës Kombëtare, Ministrisë së Financave dhe Institutit të Shëndetit Publik, pjesë të Sistemit Kombëtar Statistik. Në këto takime u theksua niveli i lartë i bashkëpunimit ndërmjet Entit dhe institucioneve të tjera të sistemit statistik kombëtar, si dhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë dhe besueshmërisë së të dhënave statistikore.

Gjatë diskutimeve u trajtuan gjithashtu detyrimet që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe mundësitë e reja për bashkëpunim midis dy institucioneve.
Vizita e Eurostat-it përfaqëson hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dhe është konfirmim i përkushtimit të vazhdueshëm të Entit Shtetëror të Statistikës për të siguruar të dhëna statistikore cilësore, relevante dhe të besueshme, në shërbim të publikut dhe të planifikimit të politikave publike.

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Takim me aktivitetin e partneritetit të USAID-it për rritje ekonomike

Me datë 30.12.2024, në hapësirat e Entit Shtetëror për Statistikë, drejtori i ESHS-së, dr. Dejan Stankov, realizoi takim me zëvendësdrejtoreshën e Aktivitetit, znj. Tamara Todorovska dhe udhëheqësen e komponentës për dialog privato-publik, znj. Irena Gjorgievska.

30 dhj 2024