Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Vizitë e studentëve nga Instituti i Sociologjisë pranë Fakultetin Filozofik – Shkup

Ky lloj bashkëpunimi ndërmjet komunitetit akademik dhe Entit Shtetëror të Statistikës është i një rëndësie të veçantë për avancimin e njohurive dhe aftësive praktike të sociologëve të ardhshëm

Sot, me datë 16.04.2025, një grup studentësh nga Instituti i Sociologjisë pranë Fakultetin Filozofik në Shkup me profesorët e tyre, realizuan vizitë studimore në Entin Shtetëror të Statistikës. Vizita ishte pjesë e programit të rregullt arsimor dhe kishte për qëllim njohjen e studentëve me zbatimin praktik të metodave statistikore në hulumtimin shkencor në fushën e sociologjisë dhe shkencave sociale në përgjithësi.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të mësojnë drejtpërdrejt për punën e Entit, metodologjinë e grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave, si dhe rëndësinë e statistikave në krijimin e politikave dhe analizave publike. Përfaqësuesit e ESHS mbajtën një prezantim me lloje të ndryshme informacioni rreth statistikave, pasuar nga një diskutim dhe përgjigje në pyetjet e studentëve dhe profesorëve.

Ky lloj bashkëpunimi ndërmjet komunitetit akademik dhe Entit Shtetëror të Statistikës është i një rëndësie të veçantë për avancimin e njohurive dhe aftësive praktike të sociologëve të ardhshëm dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me aktivitete të përbashkëta që do të kontribojnë në një lidhje edhe më të ngushtë mes teorisë dhe praktikës.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Thellimi i bashkëpunimit me UNICEF-in

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov realizoi takim me përfaqësuesen e UNICEF-it në vendin tonë, znj. Lesli Miller dhe ekipin e saj, gjatë së cilës u njoh me aktivitetet e vazhdueshme të Zyrës së UNICEF-it në Shkup.

15 nën 2024

PxWeb konferenca ndërkombëtare

Dje dhe sot (7-8 nëntor) në Shkup mbahet Konferenca e 33-të Ndërkombëtare Vjetore për përdoruesit e PxWeb dhe Px-tools tjera. Enti Shtetëror i Statistikës është bashkë mikpritës i ngjarjes, së bashku me Statistikat e Suedisë

08 nën 2024

Takim me Odën e Kontabilistëve

Sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Statistikave është zhvilluar një takim me Odën e Kontabilistëve kushtuar avancimit së bashkëpunimit të ndërsjellë.

01 nën 2024