Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Vizitë e studentëve nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik

Prezantimi, i përgatitur nga ekspertët e Entit Shtetëror të Statistikës, përfshiu aspektet kyçe të procesit të përzgjedhjes së mostrave, grumbullimit të të dhënave dhe përpunimit të tyre.

Sot, më datë 22 prill 2025, Enti Shtetëror i Statistikës ishte nikoqir i një grupi studentësh dhe profesoreshës së tyre nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Ngjarja u ishte kushtuar temës “Përzgjedhja e mostrave dhe metodat për grumbullimin e të dhënave”, ku studentët patën mundësinë që përmes një prezantimi të njihen drejtpërdrejt me praktikat statistikore që zbaton Enti.

Prezantimi, i përgatitur nga ekspertët e Entit, përfshiu aspektet më të rëndësishme të procesit të përzgjedhjes së mostrave, grumbullimit të të dhënave dhe përpunimit të tyre. Punonjësit prezantuan përvojën e tyre përmes hulumtimeve konkrete, gjë që kontriboi në një diskutim interesant dhe produktiv me studentët e pranishëm.

Takime të tilla kanë rëndësi të veçantë për avancimin e njohurive dhe aftësive praktike të studentëve, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes komunitetit akademik dhe Entit Shtetëror të Statistikës. Enti mbetet i hapur për nisma të tilla edhe në të ardhmen, me qëllim të lidhjes më të ngushtë mes njohurive teorike dhe zbatimit praktik në fushën e statistikës.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Takim me aktivitetin e partneritetit të USAID-it për rritje ekonomike

Me datë 30.12.2024, në hapësirat e Entit Shtetëror për Statistikë, drejtori i ESHS-së, dr. Dejan Stankov, realizoi takim me zëvendësdrejtoreshën e Aktivitetit, znj. Tamara Todorovska dhe udhëheqësen e komponentës për dialog privato-publik, znj. Irena Gjorgievska.

30 dhj 2024