Vizitë edukative nga nxënësit e SHF „Grigor Prliçev“ – Shkup
Enti Shtetëror i Statistikave do të vazhdojë të kontribojë në edukimin dhe informimin e gjeneratave të reja, me qëllim të nxitjes së interesit të tyre për statistikën.
Sot, Entin Shtetëror të Statistikave e vizituan nxënësit e klasave të pesta të shkollës fillore „Grigor Prliçev“ – Shkup.
Përmes një prezantimi të shkurtër dhe bisedës me të punësuarit në Ent, nxënësit patën mundësi të mësojnë më shumë për aktivitetin më të madh statistikor – Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave – pse realizohet, si grumbullohen të dhënat dhe cili është roli i tyre në planifikimin e politikave publike.
Interes të veçantë tek nxënësit ngjalli pjesa e përkushtuar emrave dhe mbiemrave më të shpeshtë në vend, ku në mënyrë interesante dhe interaktive mësuan se cilët janë disa nga emrat më të përhapur në mesin e popullsisë.
Vizita ishte një mundësi e shkëlqyer që nxënësit e rinj të njihen me punën e Entit Shtetëror të Statistikave, të kuptojnë rëndësinë e statistikës në jetën e përditshme dhe të nxisin interesin për të që në moshë të hershme.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
U shënuan dy dekada nga vendosja e Kodit të Praktikës të Statistikës Evropiane
Institucionet statistikore evropiane shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira për përmirësimin e besimit në statistikat zyrtare
10 nën 2025
Enti Shtetëror i Statistikës mori pjesë në Konferencën e 110-të të DGINS në Split
Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimi i praktikave të mira në kuadër të Sistemit Statistikor Evropian
24 tet 2025
Gëzuar 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase!
22 tet 2025
Dita Botërore e Statistikës u shënua me konferencë shkencore ndërkombëtare në Budapest
Statistika dhe shkenca – partnerë për një të ardhme më të mirë
21 tet 2025
Nënshkrim i marrëveshjes për shkëmbim të të dhënave me Agjencinë për Punësim
Fuqizimi i sistemit statistikor përmes shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve kyçe
17 tet 2025