Prodhimet organike, 2025
Në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, sipërfaqja e punueshme nën prodhim organik bujqësor është rritur për 24.6 %
Në vitin 2025, me prodhim bujqësorë organik merreshin 931 prodhues.
Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 5 145 hektarë tokë e përpunuar, nga e cila 1 902 hektarë janë sipërfaqe të prodhimit organik në tranzicion.
Kulturat e drithërave zënë pjesën më të madhe të sipërfaqeve nën prodhimn organik, edhe atë me 2 444 hektarë, që përbën 47.5 % të sipërfaqes së përgjitshme.
Në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, sipërfaqet e kulturave të drithërave në prodhimin organik janë rritur për 31.3 %. Rritje e sipërfaqeve është evidentuar edhe tek kulturat industriale dhe foragjere, si dhe te perimet, ndërsa janë zvogëluar sipërfaqet e pemëve dhe rrushit.
Numri i përgjithshëm i gjedheve organike është 9 546 krerë, dhe krahasuar me vitin 2024 është rritur për 1.1 %. Rritje është evidentuar edhe te delet organike, për 9.4 % ndërsa numri i dhive organike për 0.3 %.
Prodhimtaria e mjaltit organik në vitin 2025 është rritur për 13.1 % krahasuar me vitin 2024, ndërsa numri i familjeve të bletëve në të njëjtën periudhë është zvogëluar për 2.6 %.
Pikat kryesore
Prodhimet organike në vitin 2025
- Gjithsej sipërfaqe e punueshme: 5 145 hektarë
- Kulturat e drithërave: 2 444 hektarë
- Gjedhe : 9 546 krerë
- Prodhimi i mjaltit: 69 658 kilogram
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
1.Sipërfaqet nën prodhim organik sipas grupeve të kulturave dhe sipas viteve
në hektarë
Kontakti
Urim AbaziTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: urim.abazi@stat.gov.mk