Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, gusht 2026
Inflacioni në muajin gusht të vitit 2026 është 0.4% krahasuar me muajin paraprak
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin gusht të vitit 2026, krahasuar me muajin korrik të vitit 2026, është 0.4%.
Rritja e kostos për jetesë në muajin gusht të vitit 2026, krahasuar me muajin korrik të vitit 2026, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Rekracion, sport dhe kulturë për 3.1%, Restorante dhe shërbime për akomodim për 2.5%, Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.6%, Ushqime dhe pije jo alkoolike për 0.5%, Mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë për 0.4%, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse për 0.2%.
Në muajin gusht të vitit 2026, krahasuar me muajin korrik të vitit 2026, është vërejtur rënie e kostos së jetesës në grupet: Transport për 0.8% dhe Veshje dhe këpucë për 0.3%.
Kostoja e jetesës në grupet: Kujdesi shëndetësor, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë, Informacion dhe komunikim, Shërbime për arsim dhe Sigurim dhe shërbime financiare mbeten në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin gusht të vitit 2026 krahasuar me muajin korrik të vitit 2026 është 99.8.
Indeksi i kostos për jetesë në muajin gusht të vitit 2026, krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, shënoi rritje prej 2.6%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 2.3%.
Pikat kryesore
Në muajin gusht të vitit 2026 krahasuar me muajin korrik të vitit 2026:
- Norma e inflacionit është 0.4%
- Në grupin e Rekracion, sport dhe kulturë për 3.1%
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Indeksi mujor i kostos për jetesë
gusht të vitit 2025 – gusht të vitit 2026
Kontakti
Elvidina LukoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk