Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, korrik 2026
Inflacioni në muajin korrik të vitit 2026 është 0.1% krahasuar me muajin paraprak
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin korrik të vitit 2026, krahasuar me muajin qershor të vitit 2026, është 0.1%.
Rritja e kostos për jetesë në muajin korrik të vitit 2026, krahasuar me muajin qershor të vitit 2026, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 4.4%,
Rekracion, sport dhe kulturë për 2.6%, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse për 0.9%, Restorante dhe shërbime për akomodim për 0.7%, Shërbime për arsim për 0.3%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.1%.
Në muajin korrik të vitit 2026, krahasuar me muajin qershor të vitit 2026, është vërejtur rënie e kostos së jetesës në grupet Mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë për 1.4%, Ushqime dhe pije jo alkoolike për 1.1%, Veshje dhe këpucë për 0.2%, Informacion dhe komunikim dhe Kujdesi shëndetësor për 0.1%.
Kostoja e jetesës në grupin, Sigurim dhe shërbime financiare mbetet dhe Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin korrik të vitit 2026 krahasuar me muajin qershor të vitit 2026 është 101.3.
Indeksi i kostos për jetesë në muajin korrik të vitit 2026, krahasuar me muajin korrik të vitit 2025, shënoi rritje prej 2.3%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 1.8%.
Pikat kryesore
Në muajin korrik të vitit 2026 krahasuar me muajin qershor të vitit 2026:
- Norma e inflacionit është 0.1%
- Në grupin e Transportit për 4.4%
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Indeksi mujor i kostos për jetesë
korrik të vitit 2025 – korrik të vitit 2026
Kontakti
Elvidina LukoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk