Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, maj 2026
Inflacioni në muajin maj të vitit 2026 është 0.6% krahasuar me muajin paraprak
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me muajin prill të vitit 2026, është 0.6%.
Rritja e kostos për jetesë në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me muajin prill të vitit 2026, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 1.6%, Veshje dhe këpucë, Ushqime dhe pije jo alkoolike për 1.0%, Rekracion, sport dhe kulturë për 0.9%, Informacion dhe komunikim për 0.7%, Restorante dhe shërbime për akomodim për 0.5%, Kujdesi shëndetësor, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse për 0.1%.
Në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me muajin prill të vitit 2026, është vërejtur rënie e kostos së jetesës në grupet Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.4% dhe Mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë për 0.1%.
Kostoja e jetesës në grupet, mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak Shërbime për arsim, Sigurim dhe shërbime financiare dhe Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë.
Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin maj të vitit 2026 krahasuar me muajin prill të vitit 2026 është 100.8.
Indeksi i kostos për jetesë në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me muajin maj të vitit 2025, shënoi rritje prej 4.8%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 5.6%.
Pikat kryesore
Në muajin maj të vitit 2026 krahasuar me muajin prill të vitit 2026:
- Norma e inflacionit është 0.6%
- Në grupin e Transportit për 1.6%
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Indeksi mujor i kostos për jetesë
maj të vitit 2025 –maj të vitit 2026
Kontakti
Elvidina LukoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk