Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 07.5.2026.1/3

Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, prill 2026

Inflacioni në muajin prill të vitit 2026 është 1.3% krahasuar me muajin paraprak

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin mars të vitit 2026, është 1.3%. 

Rritja e kostos për jetesë në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin mars të vitit 2026, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 10.1%, Rekracion, sport dhe kulturë për 1.4%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 1.2%, Ushqime dhe pije jo alkoolike për 0.7%, Veshje dhe këpucë, Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme dhe Informacion dhe komunikim për 0.6%, Restorante dhe shërbime për akomodim për 0.4%, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse, Kujdesi shëndetësor dhe Shërbime për arsim për 0.3%.

Rënia e inflacionit në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin mars e vitit 2026, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupin e mëposhtme Mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë për 0.2%.

Kostoja e jetesës në grupin Sigurim dhe shërbime financiare, mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.

Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin prill të vitit 2026 krahasuar me muajin mars  të vitit 2026 është 103.2.  

Indeksi i kostos për jetesë në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin prill të vitit 2025, shënoi rritje prej 5.7%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 5.0%.  

Pikat kryesore

Në muajin prill të vitit 2026 krahasuar me muajin mars të vitit 2026:

  • Norma e inflacionit është 1.3%
  • Në grupin  e Transportit për 10.1%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Indeksi mujor i kostos për jetesë

prill të vitit 2025 –prill të vitit 2026

Kontakti

Elvidina Lukoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk
Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indekset e çmimeve të konsumit dhe çmimet e shitjes me pakicë