Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, qershor 2026
Inflacioni në muajin qershor të vitit 2026 është -0.5% krahasuar me muajin paraprak
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin qershor të vitit 2026, krahasuar me muajin maj të vitit 2026, është -0.5%.
Në muajin qershor të vitit 2026, krahasuar me muajin maj të vitit 2026, është vërejtur rënie e kostos së jetesës në grupet Transport për 1.6% dhe Ushqime dhe pije jo alkoolike për 1.1%.
Rritja e kostos për jetesë në muajin qershor të vitit 2026, krahasuar me muajin maj të vitit 2026, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Rekracion, sport dhe kulturë për 1.4%, Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.5%, Mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë dhe Restorante dhe shërbime për akomodim për 0.3%, Kujdesi shëndetësor dhe Informacion dhe komunikim për 0.2%, Veshje dhe këpucë për 0.1%.
Kostoja e jetesës në grupet Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse, Shërbime për arsim dhe Sigurim dhe shërbime financiare mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin qershor të vitit 2026 krahasuar me muajin maj të vitit 2026 është 99.2.
Indeksi i kostos për jetesë në muajin qershor të vitit 2026, krahasuar me muajin qershor të vitit 2025, shënoi rritje prej 3.4%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3.6%.
Pikat kryesore
Në muajin qershor të vitit 2026 krahasuar me muajin maj të vitit 2026:
- Norma e inflacionit është -0.5%
- Në grupin e Transportit për -1.6%
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Indeksi mujor i kostos për jetesë
qershor të vitit 2025 –qershor të vitit 2026
Kontakti
Elvidina LukoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk