Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, shtator 2026
Inflacioni në muajin shtator të vitit 2026 qëndron në të njëjtin nivel sikur muajin paraprak
Inflacioni, i matur përmes indeksit të kostos së jetesës, mbeti i pandryshuar në muajin shtator të vitit 2026 krahasuar me gushtin e vitit 2026.
Në muajin shtator të vitit 2026, krahasuar me muajin gusht të vitit 2026, është vërejtur rënie e kostos së jetesës në grupet: Rekracion, sport dhe kulturë për 3.7%, Transport për 3.4%, Restorante dhe shërbime për akomodim për 0.3% dhe Informacion dhe komunikim për 0.1%.
Rritja e kostos për jetesë në muajin shtator të vitit 2026, krahasuar me muajin gusht të vitit 2026, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë për 1.3%, Ushqime dhe pije jo alkoolike, Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.5%, Shërbime për arsim për 0.4%, Veshje dhe këpucë për 0.3%, Kujdesi shëndetësor, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse për 0.2%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.1%.
Kostoja e jetesës në grupet: Sigurim dhe shërbime financiare mbeten në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin shtator të vitit 2026 krahasuar me muajin gusht të vitit 2026
është 98.7.
Indeksi i kostos për jetesë në muajin shtator të vitit 2026, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, shënoi rritje prej 2.7%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 1.7%.
Pikat kryesore
Në muajin shtator të vitit 2026 krahasuar me muajin gusht të vitit 2026:
- Norma e inflacionit është 0.0%
- Në grupin e Rekracion, sport dhe kulturë për -3.7%
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Indeksi mujor i kostos për jetesë
shtator të vitit 2025 – shtator të vitit 2026
Kontakti
Elvidina LukoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk