Korrigjim: të dhënat mbi indekset e çmimeve në bujqësi, prill 2026 publikohen përsëri
Për shkak të të dhënave shtesë të marra lidhur me ndryshime të caktuara në çmimet e inputeve bujqësore në prill të vitit 2026, të dhënat statistikore për indekset e çmimeve në bujqësi, të publikuara më 19 maj 2026, i kemi publikuar përsëri. Kërkojmë falje për shqetësimet e mundshme dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin!
Çmimet në bujqësi në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak janë zmadhuar tek inputi për 7.8 %, dhe tek autputi për 10.8 %
Në pjesën e inputeve, në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin prill të vitit 2025, ka rritje të çmimeve të inputit 1 (fondet e shpenzuara aktualisht në bujqësi) për 7.8%, dhe rritje të çmimeve të inputit 2 (fondet e destinuara për investime në bujqësi) për 6.9%.
Në pjesën e autputit, në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin prill të vitit 2025, çmimet e prodhimit bimor janë zmadhuar për 13.6 % dhe çmimet e prodhimit blegtoral janë zvogëluar për 0.3 %.
Pikat kryesore
Te çmimet në bujqësi në muajin prill të vitit 2026 krahasuar me muajin prill të vitit paraprak vërehet dinamika në vijim:
- janë më të larta për 13.6 % te prodhimet bimore
- janë më të ulëta për 0.3 % te prodhimet blegtorale
në pjesën e autputit, derisa në pjesën e inputit
- janë më të larta për 7.8 % te mjetet e shpenzimeve korrente në bujqësi
- për 6.9% te mjetet e dedikuara për investime në bujqësi
Tabelat
MakStat baza
Kontakti
Violeta MilanovaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: violeta.deleva@stat.gov.mk