Ndërmarrjet aktive, 2024, të dhëna paraprake
Në vitin 2024, 29.2 % nga ndërmarrjet aktive janë nga sektori Tregtia me shumicë dhe pakicë, ndërsa 81.0 % kanë pasur nga 1 deri 9 të punësuar.
Në vitin 2024 ndërmarrje aktive ishin 73 310.
Të dhënat për strukturën e ndërmarrjeve aktive sipas sektorëve të veprimtarisë tregojnë se në vitin 2024 pjesëmarrjen më të madhe e ka sektori Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve motorike dhe motorçikletave me 29.2 %.
Të dhënat për strukturën e ndërmarrjeve aktive sipas numrit të të punësuarve tregojnë se pjesëmarrjen më të madhe prej 81.0 % e zënë ndërmarrjet me 1-9 punonjës. Më pas vijnë ndërmarrjet pa të punësuar dhe ndërmarrjet me numër të pacaktuar të punësuarish (pa të dhëna për punonjësit) me 9.6 %, vijojnë ndërmarrjet me 10 deri 19 punonjës me 4.3 %, ndërmarrjet me 20 deri 49 të punësuar, pjesëmarrja e të cilave është 2.9 %, me 1.9 % marrin pjesë ndërmarrjet me 50 deri 249 punonjës dhe vetëm 0.3 % e ndërmarrjeve aktive kanë mbi 250 punonjës.
Pikat kryesore
Në vitin 2024:
- 81.0 % e ndërmarrjeve aktive janë me 1 deri 9 punonjës
- 0.3 % e ndërmarrjeve aktive janë me mbi 250 punonjës
- Më shumë ndërmarrje, 29.2 %, ka në sektorin Tregtia me pakicë dhe shumicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave
Tabelat
1) Përfshirë ndërmarrjet me një numër të pacaktuar punonjësish
Simbolet e përdorura →
MakStat baza
Kontakti
Elena JankovskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elena.eftimova@stat.gov.mk