Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME

Konsumi i energjisë në amvisëri, 2024 година

Druri i zjarrit mbetet burimi më i përdorur i energjisë për ngrohje, ndërsa te pajisjet elektrike veçohen kondicionerët inverter dhe pompat e nxehtësisë si teknologji më efikase për ngrohje dhe ngrohje shtesë

Sipas të dhënave nga Anketa për Konsumin e Energjisë në Amvisëri, në vitin 2024 është vërejtur rritje e sipërfaqes mesatare të banesës dhe e sipërfaqes së ngrohjes, ndërkohë që është zvogëluar numri mesatar i personave në amvisëri. Sipërfaqja mesatare e banesave është 91.93 m², sipërfaqja mesatare e ngrohjes është 49.99 m², ndërsa numri mesatar i personave në amvisëri është 3.04.
Në strukturën e burimeve të energjisë për ngrohje, druri ka pjesën më të madhe, duke përfshirë drurin e zjarrit, drurin nga plantacionet frutore dhe mbetjet drunore të paraqitura si një kategori, me 38.2%. Energjia elektrike ka një pjesëmarrje të konsiderueshme prej 24.6%, ndërsa ekonomitë familjare që përdorin dy ose më shumë burime energjie si tip kryesor përbëjnë 18.6%. Energjia termike nga ngrohtoret publike përbën 10.8%, ndërsa peletët dhe burimet e tjera të energjisë kanë pjesëmarrje më të vogël.
Në vitin 2024, në mostër nuk është evidentuar përdorimi i qymyrit apo gazit të lëngshëm të naftës (LPG) si burime energjie për ngrohje. Ky fakt tregon rënie-+të përdorimit të këtyre lëndëve djegëse dhe një zhvendosje graduale drejt burimeve dhe teknologjive të tjera të ngrohjes.
Të dhënat tregojnë se, në mesin e pajisjeve elektrike për ngrohje dhe ngrohje shtesë, ekonomitë familjare gjithnjë e më shumë po orientohen drejt kondicionerëve inverter, të cilët në vitin 2024 janë më të përhapurit me rreth 277 115 njësi. Në të njëjtën kohë, pajisjet klasike elektrike si radiatorët akumulues, ngrohësit elektrikë dhe panelet elektrike kanë përdorim dukshëm më të ulët. Pompat e nxehtësisë paraqiten si kategori e veçantë me rreth 3.7 mijë pajisje.
Krahasuar me periudhat e mëparshme, vërehet rritje e përdorimit të makinave për larje enësh, tharëseve të rrobave dhe furrave me mikrovalë, gjë që tregon se familjet po adoptojnë gradualisht pajisje që rrisin komoditetin dhe kursejnë kohë. Në të njëjtën kohë, zvogëlohet përdorimi i frigoriferëve me një derë dhe i ngrirësve të veçantë, gjë që lidhet me rritjen e përdorimit të frigoriferëve të kombinuar me ngrirës të integruar.
Të dhënat tregojnë gjithashtu rritje të përdorimit të energjisë diellore. Në vitin 2024, 91,545 amvisëri kanë instaluar kolektorë diellorë, ndërsa sipërfaqja e instaluar është 227.686 m², që paraqet rritje krahasuar me vitin 2019.
Në fushën e varfërisë energjetike, 10.6% e ekonomive familjare deklaruan se gjithmonë kanë vështirësi financiare për të paguar faturat e energjisë elektrike ose për të siguruar burime energjie për ngrohje, ndërsa 40.0% deklaruan se nuk kanë kurrë vështirësi të tilla.

Pikat kryesore

Në vitin 2024 :

  •   Mesatarisht, sipërfaqja e ngrohur përbën 54.38% të sipërfaqes totale të banesave
  •   Konsumi total i drurit në ekonomitë familjare gjatë vitit 2024 është 1.057.290 m³, përkatësisht 1.510.414 metra kub
  •   Kondicionerët inverter janë pajisjet elektrike më të përdorura për ngrohje dhe ngrohje shtesë, me rreth 277 115 njësi
  •   Pompat e nxehtësisë paraqiten si një teknologji moderne dhe me efikasitet energjetik, me sipërfaqe mesatare të ngrohur/ndihmëse prej 132,1 m² për njësi
  •   91,545 familje kanë instaluar kolektorë diellorë 

 

Tabelat

1) Burim administrativ


Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Pjesa e ekonomive familjare sipas burimit kryesor të energjisë për ngrohje, gjatë vitit 2024

Përhapja e pajisjeve elektrike dhe pajisjeve elektronike në ekonomitë familjare, gjatë vitit 2024

Kontakti

Стојна Манева
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: stojna.maneva@stat.gov.mk
Ѓурѓица Милошевска
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: gjurgica.milosevska@stat.gov.mk