Indekset e numrit të të punësuarve në industri, mars 2026
Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.8% në muajin mars të vitit 2026 krahasuar me muajin mars të vitit 2025
Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit mars të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6.9 %, në sektorin Industria përpunuese për 2.8 %, ndërsa është rritur në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.6 %.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit mars të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek grupet Energjia për 2.1 %, Prodhimet kapitale për 3.6 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3.4 %, dhe Produktet intermediare, përveç energjisë për 2.9%, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.0 %.
Numri i të punësuarve në industri në periudhën janar – mars të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar - mars të vitit 2025, është zvogëluar për 3.3%.
Pikat kryesore
Numri i punëtorëve në industri në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me marsin e vitit 2025
Është zvogëluar për:
- 6.9 % në minierat dhe nxjerrjen e gurëve
- 2.8 % në industrinë përpunuese
Është rritur për:
- 0.6 % në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar
Tabelat
MakStat baza
Kontakti
Tatjana TrajkovskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: tatjana.trajkovska@stat.gov.mk