Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 16.1.2026.1/4

Indekset e numrit të të punësuarve në industri, prill 2026

Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.3% në muajin prill të vitit 2026 krahasuar me muajin prill të vitit 2025

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit prill të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6.8 %, në sektorin Industria përpunuese për 2.2 %, ndërsa është rritur në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 1.0 %.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit prill të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek grupet Energjia për 1.6 %,  Prodhimet kapitale për 2.3 %, Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3.1 %, dhe Produktet intermediare, përveç energjisë për 2.8%, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.6 %.


Numri i të punësuarve në industri në periudhën janar – prill të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar - prill të vitit 2025, është zvogëluar për 3.0%.

Pikat kryesore

Numri i punëtorëve në industri në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me prillin e vitit 2025.

Është zvogëluar për:

  •  6.8 % në minierat dhe nxjerrjen e gurëve
  •  2.2 % në industrinë përpunuese

Është rritur për:

  •  1.0 % në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Tatjana Trajkovska
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: tatjana.trajkovska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i numrit të punëtorëve në industri