Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 16.1.2026.1/7

Indeksi i numrit të të punësuarve në industri, korrik 2026

Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.6% në muajin korrik të vitit 2026 krahasuar me muajin korrik të vitit 2025


Numri i të punësuarve në korrik 2026, krahasuar me muajin korrik 2025, në sektorin e  industrisë nxjerrëse (minierat dhe guroret) është ulur për 7,8%, në sektorin e Industrisë përpunuese për 2.3%, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.9%.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit korrik të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, shënon rënie në grupet Energjia për 3.3%, Produktet kapitale për 2.3%, Produktet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.6%, Produktet intermediare, përveç energjisë për 2,4%, dhe Produktet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 2.0%.


Numri i të punësuarve në industri në periudhën janar–korrik të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar–korrik të vitit 2025, është zvogëluar për 2.8%.

Pikat kryesore

Numri i të punësuarve në industri në muajin korrik të vitit 2026, krahasuar me muajin korrik e vitit 2025 është zvogluar për:

  • 7.8 % në minierat dhe gurorët
  • 2.3 % në industrinë përpunuese
  • 0.9 % në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Tatjana Trajkovska
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: tatjana.trajkovska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i numrit të punëtorëve në industri