Indeksi i numrit të të punësuarve në industri, shtator 2026
Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.9% në muajin shtator të vitit 2026 krahasuar me muajin shtator të vitit 2025
Numri i të punësuarve në muajin shtator të vitit 2026, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, në sektorin e Minierat dhe Guroret është zvogëluar për 7.6%, në sektorin e Industrisë përpunuese për 2.9%, ndërsa është rritur në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 1.5%.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shtator të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, shënon rënie në grupet Energjia për 1.6%, Produktet kapitale për 2.7%, Produktet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 4.5%, Produktet intermediare, përveç energjisë për 2.7%, dhe Produktet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 1.7%.
Numri i të punësuarve në industri në periudhën janar–shtator të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar–shtator të vitit 2025, është zvogëluar për 2.8%.
Pikat kryesore
Numri i të punësuarve në industri në muajin shtator të vitit 2026, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025 është zvogëluar për:
- 7.6 % në minierat dhe gurorët
- 2.9 % në industrinë përpunuese
ndërsa është rritur për:
- 1.5 % në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar
Tabelat
MakStat baza
Kontakti
Татјана ТрајковскаTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: tatjana.trajkovska@stat.gov.mk Татјана Трајковска
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: tatjana.trajkovska@stat.gov.mk