Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 16.2.2026.1/8

Indeksi i prodhimeve industriale, gusht 2026

Prodhimi industrial në muajin gusht të vitit 2026 është zvogëluar për 1.9% krahasuar me muajin gusht të vitit 2025

Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit gusht të vitit 2026, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie prej 10.1%, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie prej 1.3%, ndërsa në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje prej 0.8%.

Rënia në sektorin Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rënies së prodhimit në departamentet e mëposhtme:

•    Prodhimi i veshjeve;
•    Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike;
•    Prodhimi i produkteve të gomës dhe produkteve plastike;
•    Prodhimi i metaleve;
•    Prodhimi i paisjeve elektrike;
•    Prodhimi i makinerive dhe paisjeve  të pa përmendura në vend tjetër;
•    Prodhimi i automjeteve motorike,rimorkiot dhe gjysmërimorkio.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin korrik të vitit 2026, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie te Energjia, për 6.5%,Produktet intermediare, përveç energjisë, për 4.0%, dhe Produktet kapitale për 8.9 % derisa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 5.0 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 7.0 %.

Indeksi i prodhimit industrial në periudhën janar–gusht të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar–gusht të vitit 2025, është 100.6.

Pikat kryesore

Departamentet që patën ndikimin më të madh në rënien e prodhimit industrial në muajin gusht të vitit 2026, krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, janë:

•    Prodhimi i paisjeve elektrike me 6.9%  
•    Prodhimi i makinerive dhe paisjeve  të pa përmendura në vend tjetër me 9.6%
•    Prodhimi i automjeteve motorike,rimorkiot dhe gjysmërimorkio me 8.7%  

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Goran Stojkoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i prodhimeve industriale