Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME

Mbeturinat komunale, 2025

Në vitin 2025, për 0.3% më shumë, janë grumbulluar mbeturina komunale se në vitin 2024

Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 639 668 ton. Krahasuar me vitin 2024, sasia totale e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2025 ka shënuar rritje prej 0.3%. Rritja është  si rezultat i rritjes së numrit të vendbanimeve të përfshira në sistemin kolektiv të grumbullimit të mbeturinave.

Sasi më të madhe të mbeturinave komunale të grumbulluara është shënuar në Rajonin e Shkupit – 178 953 ton ose 28.0% nga sasia e përgjithshme e grumbulluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara, 537 341 ose 84% janë grumbulluar nga ekonomitë familjare, ndërsa pjesa e mbetur, prej 16% prej personave fizik dhe juridik (mbeturina komerciale).

Sipas llojeve të mbeturinave, sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara janë mbeturinat e përziera komunale - 553 126 ton ose 86.5%, ndërsa sasia më e vogël janë mbeturinat e gomës - 1 106 ton ose 0.2% e sasisë së përgjithshme të mbeturinave të grumbulluara komunale.

Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të krijuara në vitin 2025 është 755 789 ton. Sasia vjetore e mbeturinave komunale të krijuara për kokë banori në vitin 2025 është 417 kg, që është për 4.8% më pak krahasuar me vitin paraprak.

Sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara komunale (99.8%) hudhen nëpër deponi.

Pikat kryesore

Mbeturinat  e grumbulluara komunale sipas llojeve, të vitit 2025

  • Mbeturina të përziera komunale 553 126 tonë
  • Mbeturina organike 34 757 tonë 
  • Plastikë 15 500 tonë
  • Letër 10 217 tonë
  • Metal 1 879 tonë

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Mbeturinat e grumbulluara dhe të krijuara komunale sipas rajoneve të vitit

2025

Kontakti

Suzana Stojanovska
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: suzana.stojanovska@stat.gov.mk
Jana Grkova
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: jana.grkova@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Mbeturinat komunale